Aktualitet

Goditet banda me 25 shqiptarë në Itali, u kapën me mbi 5 milionë euro drogë

16 Prill 2019, 19:18 Nga DOSJA
Goditet banda me 25 shqiptarë në Itali, u kapën me mbi 5

ITALI– 25 shqiptarë kanë rënë në pranga ndërkohë që është sekuestruar 400 kg hashash dhe 1 kg kokainë e pastër. Mediet italiane shkruajnë se të prangosurit ishin pjesë e një bande prej 57 personash, por vetëm 25 prej tyre arritën të kapeshin.

Sipas të njëjtave burime, banda shqiptare vepronte midis Pescara-s dhe Teramos për të kontrolluar shitjen dhe trafikimin e drogës në të gjithë bregun e Abruzzo-s.

Droga e sekuestruar në tregun e pakicës do të kapte vlerën e 5-6 milionë eurove. Shqiptarëve iu gjet gjithashtu edhe 20 mijë euro kesh që nuk justifikoheshin dhe dyshohet se janë përfituar si pasojë e aktivitetit të paligjshëm të prodhimit dhe tregtimit të drogërave.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 kg kokaine 400 kg hashash 5 milione euro drgoe arrestohen 25 shqiptare goditet banda shqiptare 1 kg kokaine 400 kg hashash 5 milione euro drgoe arrestohen 25 shqiptare goditet banda shqiptare

Sondazh

Poll