Politike

10 Tetor 2020, 15:20 Nga DOSJA

TIRANË– Një ditë pasi u publikua lista e kandidatëve të PD-së për Tiranën, banorët e Unazës së Re nuk e kanë fshehur zhgënjimin e tyre për largimin e Klevis Balliut. Ata kanë publikuar një video, ku kërkojnë që Balliu të kandidojë në Tiranë, dhe pikërisht në zonën ku për më shumë se një vit protestoi çdo ditë kundër zhvillimit të projektit. 

Me pankarta në duar, banorët e Unazës së Re nuk ngurrojnë që të kërkojnë rikthimin e tij, duke thënë qartë dhe pastër se nuk do la braktisin, ashtu siç nuk bëri as ai me ta. 

“Na mungon Klevis Balliu. Këtu janë të mirëpritur të gjithë dekomkratët. Klevis jemi në mbështetjen tëndë. Jemi me ty, siç ke qënë ti me ne. Je i pazëvëndësueshëm për Unazën e re,”-shprehen protestuesit. 

Ish-deputeti Klevis Balliu  u përjashtua nga lista me votën e demokratëve në Pogradec dhe lidhur me rastin sot kryedemokrati Lulzim Basha tha se vendimi ishte marrë nga anëtarësia, dhe nuk mund të dilte askush mbi vendimin e marrë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike banoret e unazes se re perjashtimi i klevis balliut banoret e unazes se re perjashtimi i klevis balliut

Sondazh

Poll