Politike

Maska me detyrim, Basha i kthehet ashpër Ramës: Ku do e gjejnë ata që nuk sigurojnë dot bukën… në shkolla s’ka ujë,

10 Tetor 2020, 10:45 Nga DOSJA
Maska me detyrim, Basha i kthehet ashpër Ramës: Ku do e gjejnë

TIRANE- Lulzim Basha e sheh si të parealizueshëm vendimin e qeverisë për të vendosur maskat me detyrim. Basha tha se ka shumë qytetarë që nuk sigurojnë dot ushqimin, dhe për ta qeveria nuk ka menduar.

Teksa përsëriti propozimet e PD në planin me 5 pika, Basha tha se nëse do të kishte dëgjuar PD-në qeveria, ekonomia dhe sistemi shëndetësor nuk do të ishin në këtë situatë.

“Po të dëgjonte propozimet tona s’do të ishte këtu ku është sot, ekonomia por edhe situata në sistemin shëndetësor. Pika e parë e planit është mbështetja dhe përgatitja e sistemit shëndetësor, duke rritur numrin e testimeve në 2500 testime në ditë, rimbursimin e plotë për marrjen e kurës për COVID-19. Ia kërkuam dy javë më parë, bonusin 1000 euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier. Ja ku e ke pikën e 3-të, çfarë ka bërë? Më thuaj, çfarë ka bërë? Dhe del sot thotë, do mbani maska ose do t’ju gjobis… po ata që do s’sigurojnë dot bukën, ku do e gjejnë maskën? Ja ku e ke përgjigjen. Shuma do të tepronte për të blerë maska. Vetëm këtë javë iu ka kaluar 2 mln euro inceneratorëve, Live jemi? Live? Se mos këputen këmbët dhe bie leva ndonjë televizori. Se nuk i japin inceneratorët në lajme, turp të kenë! Fëmijët dhe mësuesit të jenë të sigurt në shkolla, në shkolla s’ka ujë, me se do t’i lajnë duart? Për gjoba është i vetmi ky”,-tha Basha. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha plani i pd per rimekembjen edi rama lulzim basha plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll