Politike

Meta sot në Koplik, nuk i ndahet Spiropali: 100 vjet më parë luftuan për liri, Baba Xhikja shkon sot t’u japë dekorata

10 Tetor 2020, 14:42 Nga DOSJA
Meta sot në Koplik, nuk i ndahet Spiropali: 100 vjet më parë

TIRANË– Ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka zgjedhur të mos i ndahet kreut të shtetit, Ilir Meta. Edhe pse ditëve të fundit një debat në distancë ka lidhur mes presidentit dhe kryeministrit Edi Rama, Spiropali e ka gjetur veten të përfshirë.

Më një postim në Facebook ajo shkruan me ironi se presidenti ka shkuar sot në Koplik për të nderuar të gjithë ata që dhanë jetën për liri një shekull më parë. Madje bëri edhe një parashikim se Meta do të “shpërndajë mijëra verdhushka” për pushtetin.

“100 vjet më parë ata luftuan dhe dhanë jetën për lirinë në Koplik të Malësisë së Madhe, duke u pagëzuar Dëshmorë të Kombit! 100 vjet më pas Baba Xhikja shkon t’u japë dekorata nga një President i Republikës që flet për gjakun e tyre dhe rrëkëllen rakinë e marrëzisë, duke shqelmuar çdo etikë protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale! Parashikoj që deri në 25 prill Baba Xhikja do shpërndajë mijëra verdhushka për të blerë nderin e humbur në fundin e gotës së pushtetit të shkatërruar moral dhe institucional të kryetarit të shtetit,”-shkruan Spiropali.

Si nisi debati në distancë dhe përse u përfshi Spiropali?

Presidenti Ilir Meta prej kohësh akuzon maxhorancën se ka kapur të gjitha pushtetet dhe se më 25 prill do të kujdeset ai që vota të mos cënohet dhe “Rilindja” të largohet. Ndërsa Spiropali nga Kuvendi e akuzoi kreun e shtetit se takohet me persona me precedentë kriminale, akuzë që e përsëriti edhe kryeministri Rama. Më pas, debati kaloi tek dekorimi që Meta iu bën heronjëve të popullit. Rama e ironizoi se do të dekorojë edhe Skënderbeun, duke shtuar se Meta po shkel protokollin e shtetit. Të njëjtat akuza bën edhe Spiropali. Presidenti i ka kthyer përgjigje vetë Ramës për çdo deklaratë tijën, ndërsa me Spiropalin ka replikuar zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati rama-meta edi rama elisa spiropali ilir meta debati rama-meta edi rama elisa spiropali ilir meta

Sondazh

Poll