Politike

U akuzua se takohej me kriminelë që ndiqen nga OFL, reagon Meta: Kë kam takuar skutave, më thoni vendin dhe ditën

10 Tetor 2020, 11:10 Nga DOSJA
U akuzua se takohej me kriminelë që ndiqen nga OFL, reagon Meta:

KOPLIK–Në një deklaratë për mediat presidenti i vendit, Ilir Meta është shprehur se qeveria është rrëzuar prej kohësh e se ka zero legjitimitet për aq kohë sa shkatërron marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ndërsa për deklaratën që bëri pak ditë më parë Rama se presidenti takohej me njerëz që kanë rekorde kriminale e se ndiqen nga OFL, Meta tha se do të dijë vendin ku është takuar dhe ditën.

‘Qeveria është rrëzuar prej kohësh. Qeveria ka rrëzuar veten dhe ka zero legjitimitet për aq kohë sa shkatërron marrëveshjen e 5 Qershorit.  Unë jam me 5 Qershorin. Unë jam President dhe do i dal për zot shtetit dhe vendit me gjithë socialistët e ndershëm e opozitarët e ndershëm. Me të gjithë ata që duan një Shqipëri nesër. Më vjen shumë keq. Këto janë gjërat më të parëndësishme për mua. Kam qenë kryeministër para 20 vitesh dhe jam krenar. Nuk kam këtë shqetësim. Kam ikur nga kryeministër se Fatos Nano donte të bënte patjetër President. Atëherë u tha që Presidenti nuk do zgjidhej pa opozitën, në të kundërt do prishej procesi i stabilizim asociimit. Dje ishte Asambleja e LSI, se vetëm për LSI u fol. Kryeministri dhe kreu i PS, ka deklaruar se takon skutave njerëz me rekorde kriminale që ndiqen nga OFL dhe u kërkon angazhime për vota. Tani unë i bëra letër Asamblesë, jo zotërisë, ai ti japë llogari asamblesë, dhe ti thotë shqiptarëve: Kë ka takuar Presidenti skutave, ku e ka takuar vendin dhe ditën.- u shpreh Meta.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll