Politike

“Jemi përgjegjës edhe ne…”/ Basha mohon një takim me Ramën për Ekonominë: Plani është publik, ta zbatojë! Pas 25

10 Tetor 2020, 10:57 Nga DOSJA
“Jemi përgjegjës edhe ne…”/ Basha mohon një

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se nuk ka për të patur një qeveri me Partinë Socialiste pas 25 prillit. I pyetur për një takim me kryeministrin Edi Rama për realizimin me planin me 5 pika, Basha tha “Plani është publik, mund ta marrë dhe ta realizojë”. Basha tha se pas 25 prillit, PD do t’i japë fund pandëshkueshmërisë.

Lulzim Basha: Po të ishte Edi Rama në vendin tim sot, nuk do të paraqiste plan, por do të fërkonte duart dhe do të thoshte “ishalla shkon keq e më keq”. Ky është Edi Rama. Ky plan nuk është përpjekja ime parë për të korrigjuar diçka për interesin e njerëzve, jo për interesat e miaKjo dhe vetëm kjo është shpëtimi i Shqipërisë. Ky është sqarimi për këdo se mund të bëjë çfarë të dojë me shqiptarët dhe t’ja hedhë pa lagur. Pushtetet janë ndërruar por pandëshkueshmëria ka vazhduar, për këtë përgjegjës jemi dhe ne. Më 25 prill merr fund jo vetëm një regjim i korruptuar, por edhe kultura e pandëshkueshmërisë. Kush ka vënë dorë në interesin e shqiptarëve dhe ka cënuar shpresën e tyre do të marrë ndëshkimin e merituar me ligj. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha plani i pd per rimekembjen edi rama lulzim basha plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll