Politike

Sqarimi i Zhupës, këshilltari i Veliajt: PD-ja ose është orakull që parashikon tërmetet ose është kthyer në agjenci imo

10 Tetor 2020, 13:23 Nga DOSJA
Sqarimi i Zhupës, këshilltari i Veliajt: PD-ja ose është

TIRANË – Pas denoncimit që bëri dje Partia Demokratike në njësinë 4, duke e prezantuar qytetaren Tatjana Lake si Fatime Joca, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, iu përgjigj bashkisë pas përgënjeshtrimit. Ajo ka publikuar një dokument prokurë të datës 6 dhjetor 2011, që sipas saj, pronarja e shtëpisë, Fatime Joca, i lejon Tatjana Lakes të kryejë veprime me bashkinë.

Por, siç shihet nga dokumenti i publikuar në Facebook nga Zhupa, bën fjalë për një prokurorë të posaçme të lidhur 9 vite më parë, ku Tatjana autorizon Fatimen për të shitur shtëpinë e saj dhe jo që kjo e fundit të marrë pagesën e dëmshpërblimit të tërmetit në bashki. Ndërkohë, zëdhënëses së PD i është përgjigjur edhe këshilltari për mediat i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi.

“Pasi mashtroi dje paturpësisht, me zë dhe figurë, duke na e shitur znj.Tatjana Lake si znj.Fatime Joca, sot spikerja e PD vazhdon të na hedhë hi syve, duke publikuar një dokument ku thuhet se Fatimja e ngarkon Tatjanën që t’ia shesë shtëpinë. Por, në këtë dokument nuk thuhet kund që Fatimja na ngarkon Tatjanën që të aplikojë për të përfituar nga programi i rindërtimit. Madje, ky dokument ka datën 6 dhjetor 2011! Tani: Ose PD-ja është orakull që parashikon tërmetet, ose është kthyer edhe në agjenci imobiliare! TURP!”, shkruan Renato Kalemi.

Dje, PD denoncoi se Fatime Joca nuk është ndihmuar pas tërmetit që shembi banesën e saj pjesërisht. Por sipas bashkisë Tiranë, as Tatjana Lake as Fatime Joca nuk kanë aplikuar në programin e rindërtimit.

(F.G.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia i pergjigjet ina zhupes bashkia tirane fatime joca rindertimi pas termetit bashkia i pergjigjet ina zhupes bashkia tirane fatime joca rindertimi pas termetit

Sondazh

Poll