Politike

Ina Zhupa i përgjigjet Bashkisë, nxjerr prokurën e Fatime Jocës për Tatjana Laken (DOKUMENTAT)

10 Tetor 2020, 12:43 Nga DOSJA
Ina Zhupa i përgjigjet Bashkisë, nxjerr prokurën e Fatime

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i është përgjigjur Bashkisë Tiranë, e cila pak orë më parë deklaroi se PD ka sajuar një kronikë qesharake, ku sipas Bashkisë gruaja në video denoncimin e djeshëm nga PD, nuk është Fatime Joca por Tatjana Lake. Ndërkohë Zhupa në një postim që ka bërë  në rrjetet sociale ka publikuar hipotekën e shtëpisë, që sipas zëdhënëses i përket  Fatime Jocës, që ndodhet në njësinë nr 4 e po ashtu edhe një prokurë, ku Fatime Joca, i jep fuqi ligjore, Tatjanës që të shesë shtëpinë e saj. Por, Zhupa nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi identitetin e gruas që kërkon dëmshpërblim, që sipas bashkisë është një “aktore”.

Postimi i plotë:

Këto janë dokumentat e shtëpisë së Fatime Joca, që ndodhet në njësinë nr 4 dhe që shtëpia është totalisht në gjendje të pabanueshme. Tallava Bashkia duhet ta di që se ska aktor e aktore qe ka dokumentat e shtëpisë! Ekspertët tuaj po ta keni dëgjuar qytetaren nuk kanë pranuar të shkojnë të bëjnë ekspertizën e shtëpisë dhe ta rregjistrojnë për të marr dëmshpërblim. Dhe normale që nuk i del emri tek dokumentat tuaja preferenciale. Shkoni i shikoni shtëpinë, bëni ekspertizën dhe jepini mundësinë të marr atë që i takon.  Me shfaqje propagande merrni ju, ne merremi me qytetarët.

Dje, PD denoncoi se Fatime Joca nuk është ndihmuar pas tërmetit që shembi banesën e saj pjesërisht. Por sipas bashkisë Tiranë, as Tatjana Lake as Fatime Joca nuk kanë aplikuar në programin e rindërtimit.

(A.k;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatime joca ina zhupa pd pergenjeshton bashkine rindertimi pas termetit fatime joca ina zhupa pd pergenjeshton bashkine rindertimi pas termetit

Sondazh

Poll