Politike

Përgënjeshtrimet e Bashkisë, Basha: Qeveri e mbaruar, harxhojnë gjysmën e kohës duke ndjekur pas kryetarin e opozitës me

10 Tetor 2020, 10:58 Nga DOSJA
Përgënjeshtrimet e Bashkisë, Basha: Qeveri e mbaruar,

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të Bashkisë Tiranë dhe kryeministrit Edi Rama, për denoncime të pavërteta. Shkak u mor rasti i banores në njësinë 4., e cila përgenjeshtronte faktin se ishte Fatime Joca, por Tatjana Lako. Basha ftoi gazetaren Fjorela Beleshi të shkojë vetë ta investigojë, teksa tha se qeveria është e “mbaruar”.

“Ju keni një mundësi ta investigoni por një qeveri që harxhon gjysmën e kohës duke ndjekur pas kryetarin e opozitës dhe duke bërë montazh duke nga treguar shëndetësi falas, etj, kjo tregon se kjo është një qeveri e mbaruar. E vërteta nuk manipulohet dot nga ekipi i montazhit të propagandës së Edi Ramës. E vërteta ku ndodhet Edi Rama me një flluskë servilësh nuk ka lidhje me shqiptarët. Nuk flas unë, flasin ata, e vërteta flet vetë.”-tha Basha. 

Më herët, Bashkia Tiranë i është përgjigjur zëdhënëses së Partisë Demokratike pas denoncimit se banorja e njësisë 4., Fatime Joca ende nuk ka marrë ndihmë nga shteti. Në një reagim për mediat, zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, bën me dije se PD ka sajuar një kronikë qesharake. Sipas Bashkisë Tiranë, gruaja në video nuk është Fatime Joca por Tatjana Lake. Sipas Bashkisë Tiranë, gruaja në video nuk është as pronare e shtëpisë, dhe se as Tatjana Lake as Fatime Joca nuk kanë aplikuar në programin e rindërtimit. Bashkia ka sjellë edhe një video, ku një grua pohon se nuk është Fatimja, por ka dalë në videon e publikuar nga PD.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia tirane fatime joca lulzim basha pergenjeshtrimi i bashkise tatjana lako bashkia tirane fatime joca lulzim basha pergenjeshtrimi i bashkise tatjana lako

Sondazh

Poll