Politike

Meta i përgjigjet Ramës: Se kuptoj shqetësimin që kanë për dekoratat, s’mund të flasë ashtu një kryeministër

10 Tetor 2020, 10:55 Nga DOSJA
Meta i përgjigjet Ramës: Se kuptoj shqetësimin që kanë

KOPLIK– Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë solemne të përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës së Koplikut dhe nderimit të jetës, veprës dhe heroizmit të 77 Dëshmorëve të Atdheut të rënë për lirinë e trojeve shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Meta rikujtoi të gjitha figurat e njohura si dhe nuk harroi që të komentonte deklaratën e Ramës.

‘Jam shumë i shtrënguar në dhënien e dekoratave, unë këtë vit e kam pritur me shumë kënaqësi pasi është 100 vjetori që ne kemi shpëtuar si shtet e si komb. Thonë ç’janë këto dekorata që ju jepen të vdekurve. Pse ky merak për dëshmorët që kanë vdekur pa lindur Ilir Meta? Nuk e kuptoj shqetësimin që kanë, s’mund të flasë ashtu një kryeministër.’

Rama në asamblenë e Partisë Socialiste ditën e djeshme, tha se Meta është i vetmi president që dekoron të vdekurit para se dhe ai të lindte e se i ka marrë varrezat me radhë dhe si e ka nisur do dekorojë dhe Skënderbeun.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta per ramen ilir meta meta per ramen

Sondazh

Poll