Politike

‘Zbato planin me 5 pika’/ Basha i drejton thirrjen e fundit Ramës: Vëri gishtin kokës, të pret përgjegjësia penale pë

10 Tetor 2020, 10:34 Nga DOSJA
‘Zbato planin me 5 pika’/ Basha i drejton thirrjen e fundit

TIRANE- Lulzim Basha ka rrëzuar alibinë e kryeministrit Edi Rama se nuk ka fonde dhe para për të realizuar planin me 5 pika të propozuar nga Partia Demokratike. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se qeveria po vazhdon të vjedhë, si asnjë qeveri tjetër në planet. Kryedemokrati i lëshoi thirrjen e fundit kryeministrit Edi Rama për të zbatuar 5 pikat e planit, në të kundërt tha ai, kur PD të vijë në pushtet, e pret përgjegjësia penale.


“Qeveria vazhdon të marrë borxh, por paratë nuk i çon tek njerëzit. Lekët e parave tuaja ia jep inceneratorëve. Kompania e përfolur merr një tender për rrugën Korçë-Leskovik me një kosto 5 mln euro kilometri. Rama dhe qeveria po shpenzojnë miliona për t’i ndarë me oligarkët. Paratë janë, por paratë po vidhen. Kriza aktuale nuk përballohet me llafe, gërr-vërre dhe gënjeshtra. Konferenca për shtyp apo theatro të dalë mode. I kam propozuar nga pensionistët, tek mësuesit në shkolla e deri tek biznesi. Ky nuk bën asgjë, nuk anulon asnjë koncesion. Është e vetmja qeveri në botë që edhe në situatën e tërmetit nuk ndalon vjedhjen. U ngrit bota për të na ndihmuar, këta nuk ndalojnë vjedhjen. Shqiptarët janë në çadra, janë akoma në çadra, pa asnjë ndihmë as ushqimore prej muajsh. I jam drejtuar me civilitet këto 2 javë, ndërsa sot i them se moszbatimi i këtij e ngarkon Ramën dhe ministrat e tij me përgjegjësi jo vetëm politike, por edhe penale. Se çdo dëm në shëndet dhe jetë, nuk do të jetë vetëm dëm tek qytetarët, përgjegjësi politike tek këta që kemi edhe 6 muaj në krye të vendit, do të ketë përgjegjësi. Ti vërë gishtin kokës, të zbatojë 5 pikat, ti ndryshojë emrat, fjalët e ngjyrat nuk ka pikën e rëndësisë për mua dhe të realizojë planin. Cdo vend po mëson nga gabimet ndërsa ky po vjedh sikur e nesërmja nuk do të vijë më”-tha Basha. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per rimekembjen lulzim basha plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll