Aktualitet

U shkarkua për fshehjen e burimit të pasurive, KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Nelës

16 Prill 2019, 17:46 Nga DOSJA
U shkarkua për fshehjen e burimit të pasurive, KPA lë në

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Arben Nela. Vendimi është marrë sot dhe bëhet me dije se, KPA ka gjykuar si të drejtë vendimin e marrë nga KPK pak kohë më parë.

Sipas njoftimit nga KPA bëhet me dije se komisioni ka vendosur “Lënien në fuqi të vendimit nr. 44, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Nela”.

NJOFTIMI I PLOTË

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj relatore dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo, sot, më datë 16.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.28/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Nela kundër vendimit nr. 44, datë 23.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 44, datë 23.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Nela.

Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot në Tiranë, më datë 16.04.2019.

Prokurori i Tiranës Arben Nela u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, i cili në vendimin e zbardhur thotë se gjeti pas hetimit administrativ se ai kishte bërë deklarim të rremë, të pamjaftueshëm dhe kishte fshehur burimin e krijimit të kësaj pasurie.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben nela fshehja e burimit te pasurise shkarkimi i prokurorit vendimi i kpa arben nela fshehja e burimit te pasurise shkarkimi i prokurorit vendimi i kpa

Sondazh

Poll