Politike

Basha: Pensionistët blejnë me listë në farmaci, të infektuarit s’përballojnë dot kurën… si do i përballojnë?!

10 Tetor 2020, 10:23 Nga DOSJA
Basha: Pensionistët blejnë me listë në farmaci, të

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha bëri një parashikim të zymtë për situatën ekonomike në vend. Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, Basha tha se pensionistët dhe të infektuarit nuk mund të përballojnë kurën dhe masat kundër COVID-19.

“25 prilli për ta është një ditë e largët. Për këtë arsye kemi propozuar që biznesi të mos falimentojë dhe të mbyllë dyert, që pensionistët të marrin 20 mijë lekë shtesë në muaj për maska dhe dezinfektantë. E patë nga Myslym Shyri tek rruga e Durrësit gjendjen. Prandaj mbështetja në planin me 5 pika është urgjente, dhe situata përkeqësohet ditë pas dite. Dje, tek po diskutoja me përfaqësuesë të farmaceutikës, mu konfirmua ajo që dija, lista në farmaci. Numri i njerëzve që marrin me listë në farmaci po shtohet në mënyrë të frikshme. Blejnë dy kokrra se nuk blejnë dot tabletë e jo më kutinë. Prandaj kemi propozuar rimbursimin e plotë të trajtimit të pacientëve ambulatorë, sepse kjo kosto shkon në 600 mijë lekë të vjetra minimumi. Ku do t’i gjejnë paratë të infektuarit? Pensionistët”-tha Basha. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per rimekembjen lulzim basha plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll