Politike

Plani me 5 pika/ Basha-qeverisë: Zbatoni kërkesat, ju pret përgjegjësia penale pas 25 prillit! Ndihmë për pensionistët dh

10 Tetor 2020, 10:15 Nga DOSJA
Plani me 5 pika/ Basha-qeverisë: Zbatoni kërkesat, ju pret

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë një thirrje të fundit kryeministrit Edi Rama që të zbatojë planin me 5 pika të opozitës për të nxjerrë vendin nga kriza. Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, Basha bëri një panoramë të situatës ekonomike në vend, duke thënë se vendi është në krizë, ndërsa qeveria shpërndan para tek biznesmenët e lidhur me të.

Basha foli për pensionistët dhe të prekurit nga pandemia, ndërsa akuzoi kryeministrin dhe qeverinë se po shfrytëzojnë situatën për të vjedhur. Basha paralajmëroi Ramën se nëse nuk zbaton planin e PD, atëherë pas 25 prillit, kur PD të vijë në pushtet, përgjegjësia nuk do të jetë vetëm politike.

Kryedemokrati nuk pranoi të fliste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe denoncimet për blerje votash, duke thënë se “Do të flasë grupi i punës, sfida ime është t’ju tregojmë shqiptarëve se kemi mundësi të dalim nga kriza! Për të gjitha çështjet në lidhje me organizimin zgjedhor do të kemi komunikime të tjera.”-tha Basha. 

I pyetur nëse Rama po e shmang në sulmet që po i bën Metës, Basha tha se: Nëse Edi Rama nuk do t’i kushtonte këtë kohë, batutave të lodhura që mbush ekranet, situata nuk do të ishte e tillë. 

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per rimekembjen lulzim basha plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll