Politike

Mes batutave Rama bën parashikimin: Do jetë fushatë interesante. Ç’do Meta për 60-vjetor, përveç dekoratës…

9 Tetor 2020, 15:46 Nga DOSJA
Mes batutave Rama bën parashikimin: Do jetë fushatë interesante.

TIRANË– Pas mbaroi të gjithë fjalimin, kryeministri Edi Rama la pak vend për batutat në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste. Duke u marrë me kundërshtarët e tij politikë, Rama tha se: Luli është pasagjer. Monika është faturino. Do jetë fushatë interesante. Më ka ardhur shumë keq kur më akuzonin se doja t’i ndaja. Të gjithë bashkë. Kemi dhe boshllëkun e lënë nga djali i Fahriut. Por do marrë dekoratë Fahriu. Për merita të veçanta. Duhet ta ndihmojmë Ilir Metën që t’u thotë shqiptarëve çfarë do akoma. Asnjë nuk i ka pasur ato që ka pasur ai. U bë kryeministër 30 vjeç, kryeparlamentar 40, president 50. Ça do për 60 vjeç, përveç dekoratës?

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama

Sondazh

Poll