Politike

‘Takohet skutave, kthesave e mbikalime…Do edhe video”/ Meta i kërkoi fakte për akuzat, Rama s’pranon: Nuk merrem me pa

9 Tetor 2020, 15:33 Nga DOSJA
‘Takohet skutave, kthesave e mbikalime…Do edhe video”/ Meta i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje presidentit Ilir Meta, i cili i kërkoi prova për të vërtetuar akuzat e socialistëve se ai kishte takuar persona me precedentë penale. Në fjalën e tij, në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama tha se Meta ishte i vetmi që takohej skutave me eksponentë kriminalë. 

“Qoftë PS dhe PS japin me LSI një pjesë të shpirti. Do detyrohet që ta pranosh. Tani Ilir Meta iu ka shkruar një letër. Nuk e dija që Meta do ta përfshinte në rendin e ditës. Ilir Meta thotë që më keni marrë refugjat dhe më keni bërë ministër. Tregon në thelb sa shumë i do emigrantët. Meta, Monika, Saliu dhe Luli nuk duan t’ja dinë për askënd që nuk hyn në rrethin e interesave të tyre. Po nuk ishe i LSI-zushëm nuk hyn tek interesat e tyre. Që kam qënë emigrant është fakt. Por kjo këngë e refugjatit është kënga e një njeriu që e do Shqipërinë vetëm për vete. Sikur mundësi ta kishte vetëm për vete do e kishte zbrazur komplet…Ilir Meta flet për bandidë dhe trafikantë dhe kërkon të bashkoheni me të që të merrni pas Kastritot Islamin dhe t’i bëni atë që nuk duhet PS-së. Jo vetëm për Reformën në Drejtësi por edhe luftën kundër krimit, atë që bën PS nuk e çon njeri nëpër mend. Ilir do video, unë me video nuk merrem. Nuk më intereson fare. Se kërkon video për skutat ku futet. E sigurtë që president në botë, as Saliu që ishte partiak, as ka pasur dhe nuk ka për të pasur më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë. Dhe kë takon nëpër skuta ai e di vetë. Fakti që futet lart e poshtë, nëpër kthesa e mbikalime është kriminal. Më thonë që t’i e bëre president,”-u shpreh ai. 

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama ilir meta asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 9 Tetor 2020, 14:39

TIRANË– Një prej të pranishmëve në Asamblenë e Partisë Socialiste ka kërkuar fjalën në kohën që kryeministri Edi Rama po mbante fjalimin e tij. Rama e kalo...