Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama nuk bën hapa pas: Thanë se do flasin, po ku është ‘bota’? Këta bërtasin, ulërasin

9 Tetor 2020, 14:53 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rama nuk bën hapa pas: Thanë se do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara pak ditë më parë. Në fjalën e tij, në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama ironizoi kundërshtarët e tij politikë duke u shprehur se deri më tani askush nuk kishte reaguar. Por duket se ka harruar deklaratën e Ambasadës Amerikane, e cila e konsideroi ligjin si shkelje të Reformës Zgjedhor dhe ndryshim te rregullave të “lojës”.

“Luli është çun shumë i mirë, por a ka shqiptar që e merr në telefon kur ka hall natën? Edhe familjarët e vetë nuk e shqetësojnë kur është ora e gjumit. Nuk e them për të thënë por po të jetë gara me të pakënaqurit unë e fitoj garën me të gjithë. Ama mos më thonë se ka të krahasuar me ata që na dalin nga mbrapa. Bërtasin, ulërasin, dehen sepse faktikisht nuk e kanë shpjetësinë për të na arritur. Shpresojnë të na bllokojnë duke na nxjerrë përpara partnerët ndërkombëtare. Për ligjin elektoral tha se do flasi bota. Ku janë? Keni dëgjuar gjë? Ka edhe miq të Lulit dhe Ilirit që mendojnë si ata të dy, por Europa është BE dhe shtetet kanë zërin e tyre. Komisioneri për Zgjerim dhe tha diçka që thuajse nuk u dëgjua fare në media. Ishte më e madhja për rajonin. Një plan prej 9 mld euro grante për vendet e rajonin dhe 20 mld të tjera kredi të garantuara. Kjo është diçka fantastike. Na takon ne që tani të bëjnë projktet dhe t’i kthejmë në investime,”– u shpreh Rama.

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama

Sondazh

Poll

Politike 9 Tetor 2020, 14:39

TIRANË– Një prej të pranishmëve në Asamblenë e Partisë Socialiste ka kërkuar fjalën në kohën që kryeministri Edi Rama po mbante fjalimin e tij. Rama e kalo...