Politike

Dekoratat e Metës, Rama nuk ndalet: Do na dekorojë edhe Skënderbeun… Vetëm Enver Hoxha e shkeli njëherë protokollin

9 Tetor 2020, 15:42 Nga DOSJA
Dekoratat e Metës, Rama nuk ndalet: Do na dekorojë edhe

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është fokusuar tek presidenti Ilir Meta në fjalën e tij gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste. Rama u kap me dekoratat që Meta ka shpërndarë gjatë muajve të fundit, duke u shprehur me ironi se mund të dekorojë edhe Skënderbun.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Meta, Luli dhe Monika më duan në debat. Iliri njëherë ta bëjë debatin me Monikën kush është kryetar i LSIpsë. se që punon fshehurazi është fakt. Edhe Luli ta ndajë me babin se kush është kryetar opozite. Meta i vetmi që jep dekorata për ata që kanë vdekur para se kanë lindur para tij. Ka medalje të posaçme për ata që vriten në krye të detyrës sot. I jepet medalja të shoqes, fëmijëve. Vritet një ushtarake në mision por që t’i të dekorosh heronjtë e popullit kjo e tejkalon boratin. Ai është heroi i Popullit, çfarë e bën mjeshtër të punës? Ky Vojo Kushin, nga çfarë lartësie e sheh? Apo është edhe ky mbi tankun imagjinar. Enver Hoxha ka dhënë vetëm për Selam Musain, ia dha ky prapë. Kjo ka qënë e vetmja shkelje e protokollit. Imagjioni si rrotullohen në varr kur u vjen zëri që kanë një dekoratë për të marrë. Do e kenë kapur tek kafja e LSI-së atë të Vojo Kushit. Del thotë jam me Margarita Tutullanin. Mes Monikës dhe Margaritës ka ndryshim shumë të madh. Do i japi Skënderbeut me urdhërin Nënë Terezës. Ku do shkojë, i mori varrezat me radhë. Mendoj që mendon si mund të hipë në ndonjë tank. Tragjikomedi dhe turp. Vota më 25 prill do jetë problem për demokratët dhe këdo që ka arsyet e veta. Se voton për Lulin por nuk  merr Lulin, e merr paketë. Me Lulin dhe Monikën dhe Ilirin. Ai mezi po mban Saliun. Luli është bërë si ushtari i mirë Rajan, duhet ta shpëtojmë.

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama ilir meta asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama ilir meta

Sondazh

Poll