Politike

Meta fton për drekë të gjithë rektorët e dekretuar në Universitetet Publike: Në fokus fillimi i vitit të ri akademik

9 Tetor 2020, 15:33 Nga DOSJA
Meta fton për drekë të gjithë rektorët e dekretuar

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, sot ka ftuar për drekë të gjithë rektoret dhe rektorët e dekretuar në Universitetet Publike në Shqipëri. Në postimin në rrjetet sociale Meta ka bërë me dije se në fokus të takimit ka qenë fillimi i vitit të ri akademik. Ai po ashtu shkruan se ata kanë shkëmbyer mendime të ndryshme për rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë, ku veçanërisht janë fokusuar ndaj masave për t’u kujdesur për shëndetin e studentëve dhe akademikëve në kohë pandemie.

Postimi i Presidentit Ilir Meta 

Shumë i lumtur sot të isha në një drekë pune me rektoret dhe rektorët e dekretuar të Universiteteve Publike të Shqipërisë. Një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe për të diskutuar në prag të fillimit të vitit të ri akademik, mbi rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë, motivimin e të rinjve për një formim bashkëkohor konkurrues për tregun e punës, por veçanërisht për një vëmendje të shtuar ndaj masave për t’u kujdesur ndaj shëndetit të studentëve dhe stafit akademik në periudhën e vështirë të pandemisë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta takim me rektoret e universitetit te tiranes ilir meta ilir meta takim me rektoret e universitetit te tiranes

Sondazh

Poll

Politike 9 Tetor 2020, 14:39

TIRANË– Një prej të pranishmëve në Asamblenë e Partisë Socialiste ka kërkuar fjalën në kohën që kryeministri Edi Rama po mbante fjalimin e tij. Rama e kalo...