Politike

Rama: Anëtarësia do vlerësojë deputetët në tre cikle! Do u jepet mundësia të gjithëve që duan të jenë deputet i PS-s

9 Tetor 2020, 15:23 Nga DOSJA
Rama: Anëtarësia do vlerësojë deputetët në tre

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje se çfarë pritet të ndodh në Partinë Socialiste pas Asamblesë së Partisë. Ai ka shtuar se deputetët do të kalojnë tri filta, dhe përjashtim nuk bën as ai vetë.

“Ne do u japim më shumë në çdo aspekt, do u japim anëtarët e partisë të vlerësojnë të gjithë deputetët, në tre cikle, jo një herë, tre dhe të shohim që ne i dëgjojmë dhe çdo deputet të përpiqet të vlerësojë veten. Anëtarët e partisë do të më vlerësojnë mua, për të kuptuar që jemi të vetëdijshëm që duam të përmirësohemi. Do u japim të drejtën të gjithë ve që na thonë unë dua të bëhem deputet i PS, do u japim mundësi që të shprehin interesit të tyre për të qenë pjesë e skuadrës sonë në 25 prill dhe do të shkojmë përtej radhëve të PS sepse ka 100 mijë anëtarë, 800 mijë votues dhe kjo do të na ndihmojë që skuadra jonë të jetë një kombinim i eksperiencës dhe i pasionit të forcave të brendshme dhe kështu ne me njerëzit të mos kemi vetëm raportin e punës, as vetë, raportin e komunikimit të të vërtetave, por edh enjë urë të re të vullnetit të mirë për të qenë së bashki, ne s’kemi parti për të bërë aleat. Askush nuk i plotëson kushtet për të qenë aleat i ynë, koalicioni ynë është me njerëzit dhe së bashku ne do t’i lëmë mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër të gjithë forcat që duan të na tërheqin neve mbrapsht dhe duan të na mbajnë peng”, tha Rama.

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

k.m.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama

Sondazh

Poll

Politike 9 Tetor 2020, 14:39

TIRANË– Një prej të pranishmëve në Asamblenë e Partisë Socialiste ka kërkuar fjalën në kohën që kryeministri Edi Rama po mbante fjalimin e tij. Rama e kalo...