Politike

“Rritëm pagat dhe ulëm taksat”/ Partia Demokratike përgjigjet Ramës : Rilindja është e keqja më e madhe, shqi

9 Tetor 2020, 15:10 Nga DOSJA
“Rritëm pagat dhe ulëm taksat”/ Partia Demokratike

TIRANË– Partia Demokratike, ka reaguar pasi Rama ka folur në Asamblenë e Partisë Socialiste për rritjen e pagave dhe taksat. Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria është vendi me pagat më të ulta dhe me taksat më të larta.

Po ashtu ajo ka shtuar se Edi Rama që sot gjoja ka shqetësim biznesin e vogël është njeriu qe keqpërdori 16 mln euro në një tender korruptiv për fiskalziimin që do t’i kushtojë bizneseve të vogla 2000 euro në vit.

Postimi i Jorida Tabakut 

Shqipëria e pagave më të uleta në rajon!

Shqipëria reale sot është ajo e 38 mijë bizneseve që mbyllen e 97% e shqiptarëve që paguajnë me shume taksa. Shqipëria e shtresës së mesme të nëpërkëmbur, e dijes së mbitaksuar. Shqipëria e borxhit publik 90%. Shqipëria e atij që punon njësoj si fqinjët por merr rrogën mesatare më të ulët se kushdo në rajon. Eshte I njëjti kryeministër që në shtator 2017 i vendosi bizneset me mbi 2 mln lekë xhiro që të paguajnë TVSH, të marrin një kontabilist dhe tiu dyfishohen kostot. Edi Rama qe sot gjoja ka shqetësim biznesin e vogël eshte njeriu qe keqperdori 16 mln euro në një tender korruptiv për fiskalziimin që do t’i kushtojë bizneseve të vogla 2000 euro në vit. Eshte i njejti qe e shndërroi qeverinë në postiere të interesave të oligarkëve në kurriz të bizneseve të vogla. Të njeriut që mbylli mbi 50 biznese në ditë për dy mandatet e qeverisjes së tij. Ne ditet me te veshtira te shqiptareve, ne kulmin e krizes dhe pandemise Edi Rama vazhdonte të jepte miliona euro për koncesionet. Jo me larg se dje, kryeministri qe sot i rikthehet premtime te vjetra te pambajtura, ka paguar 24 mil euro per inceneneratorin e Fierit, qe eshte thjesht nje godine bosh. Kryeministri që mbylli shitoret dhe marketet e lagjes për t’i dhënë pushtet oligarkëve. Njeriu që uli tavanin e blerjeve online vetëm për t’i bërë nder oligarkëve të vendit. Kush mund ta besojë një figurë të vjetër që i ka rënë dhe fantazia?! Askush! Me të vërtetë Rilindja është e keqja më e madhe por dhe belaja më e madhe që u ra për pjesë shqiptarëve. Nga ky zullum e bela do të shpëtojnë në 25 prill.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku partia demokratike jorida tabaku partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 9 Tetor 2020, 14:39

TIRANË– Një prej të pranishmëve në Asamblenë e Partisë Socialiste ka kërkuar fjalën në kohën që kryeministri Edi Rama po mbante fjalimin e tij. Rama e kalo...