Politike

Rama e PRANON: E vetmja rrugë që bënë është ajo e Kombit. Ikja e të rinjve, tendecë normale për vendet post-komuniste

9 Tetor 2020, 15:17 Nga DOSJA
Rama e PRANON: E vetmja rrugë që bënë është ajo e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar trendin e shqiptarëve që largohen nga Shqipëria por është justifikuar me faktin që shumë prej tyre janë kthyer dhe shifrat janë më të ulëta se në vitin 2008. Më tej, numri një i qeverisë shtoi se një fakt i tillë është trend për të gjitha vendet e ish-bllokut Komunist. 

PJESË NGA FJALA E PLOTË: 

E dini sa më shumë sa halle dhe probleme ka. Jo të gjitha i kemi bërë siç duhet, të gjitha kërkojnë kohën e tyre. Nuk kemi pasur klimën më të mirë të mundshme për të punuar. Jemi përballur me agresione skandalozë nga ana e një opozite që doli mendsh, dhe pastaj doli edhe nga parlamenti. Kishim edhe dy goditje të forta dhe provuam atë që askush tjetër nuk do ta bënte. Përmbyteshin njerëzit në Shkodër dhe ne i paguam. S’paguan asnjë kokërr leku. 40 mln dollarë borxhe për njerëzit me aftësi të kufizuara, dhe bëjnë sikur u dhimbsen shumë. E vetmja rrugë që bënë pjesërisht është Rruga e Kombit, por edhe atë po e mbarojmë ne. Bënë tendera më shumë se qeveritë e Ballkanit. Është fakt jo opinion. Sot na duhet t’i përballim njerëzit me fakte por të përballemi edhe me një fakt tjetër që është shqetësimi sesi do të shkojnë gjërat. Ka një shqetësim të thellë që është për ikjen e njerëzve. Ka një fakt për ta. Është nga Eurostat jo nga PS.39 mijë njerëz kanë ikur më pak që nga viti 2008. 2014-2019 janë kthyer 50 mijë njerëz. Shqiptarët ikin. Një pjesë. Ka edhe nga ata që kthehen por së pari është tendencë shqiptare apo rajonale. Dhe e të gjithë vendeve ish-komuniste ka qytetet të tëra të vdekura. Që nga Lituania deri në Bullgari. A ka një zgjidhje me një të rënë të lapsit? A është ardhja e Ilirit, Lulit dhe Saliut manget që do të sjellë njerëzit në Shqipëri. Edhe për një dekadë tjetër, trendi do të jetë ky. Është e qartë që nëse ne do të bëjmë gjërat e duhura. Patjetër do ta stabilozojmë këtë trend. Kjo është gjëja më normale pasi kemi dalë nga bunkeri i komunizimit. Edhe në këta pikë ne jemi dallimi me ta. Ka njeri që e beson që LSI bën shtet ku funksionon merita, përveç meritës e të qënit anëtar i LSI-së. Ne na duhet që më shumë se asnjëherë më parë, kjo fazë dhe këto zgjedhje janë betejë, jo me ato që kemi mbrapa por me shqetësimet e thella të njerëzve. Por me pasiguri për të ardhmen. Pse njësoj është sot Tirana me ato që ishte? Më thoni cili qytet është njësoj? Njerëzit mendojnë për të ardhmen, jo sot për sot. Kjo ka ndryshuar. Nëse njerëzit kanë të drejtën e tyre që mos të duan ta dëgjojnë fare, ne kemi detyrën atop që ata duan të dëgjojnë prej nesh. Prandaj është shumë e rëndësishme që gjithë ky shqetësim që nuk lidhet me ata që kemi mbrapa të konsiderohet nga ne, kundërshtari ynë më i madh. Për ta bërë këtë duhet që të shohim rreth e rrotull.

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama largimi i të rinjve nga shqipëria asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama largimi i të rinjve nga shqipëria

Sondazh

Poll

Politike 9 Tetor 2020, 14:39

TIRANË– Një prej të pranishmëve në Asamblenë e Partisë Socialiste ka kërkuar fjalën në kohën që kryeministri Edi Rama po mbante fjalimin e tij. Rama e kalo...