Politike

Të buzëqeshur dhe pa maska/ FOTOT e politikanëve në Asamblenë e Kombëtare të Partisë Socialiste

9 Tetor 2020, 15:24 Nga DOSJA
Të buzëqeshur dhe pa maska/ FOTOT e politikanëve në

TIRANË– Partia Socialiste ditën e sotme ka mbledhur sot Asamblenë. Asambleja Kombëtare e Partisë socialiste po zhvillohet tek Liqeni Artificial, ku të pranishëm janë të gjithë anëtarët e kësaj partie.

Në fotot e mësipërme janë politikanët teksa shihen duke shkuar në grupe tek Amfiteatri ndërkohë që nuk zbatojnë as distancimin social dhe shumica prej tyre shihen pa maska.

Kryeministri i Shqipërisë shihet duke buzëqeshur teksa krahas tij është dhe Taulant Balla. Po ashtu në Asmble shihet se do të jenë të panishëm, Elisa Spiropali, Erion Veliaj e shumë të tjerë.

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama elisa spiropali erion veliaj taulant balla asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama elisa spiropali erion veliaj taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 9 Tetor 2020, 14:39

TIRANË– Një prej të pranishmëve në Asamblenë e Partisë Socialiste ka kërkuar fjalën në kohën që kryeministri Edi Rama po mbante fjalimin e tij. Rama e kalo...