Politike

‘Nuk është opinion por fakt!’/ Rama flet për ekonominë, prezanton shifrat: Kemi 82 mijë të punësuar më shumë, më p

9 Tetor 2020, 14:26 Nga DOSJA
‘Nuk është opinion por fakt!’/ Rama flet për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste ka qëndruar tek shifrat. Numri një i qeverisë tha se është zeruar taksa për biznesin e vogël, ndërsa “të mëdhenjtë” paguajnë shumë herë më shume gjatë qeverisë Berisha. Duke u ndalur teksa taska e sheshtë, Rama ironizoi planin ekonomik të Partisë Demokratike.

Nuk i prekëm rrogat dhe pensionet. Përgjysmuam taksën e biznesit të vogël, ulëm taksat për të gjithë ata që janë me rroga mesatare dhe rritëm taksën për biznesin e madh. Shifra këtu nuk është opinion. Kjo nuk është opinion por fakt, dhe ia ku janë këtu kursimet. Ja ku janë këtu shifrat e punësimit që kanë ardhur si rezultat i punësimit. Vdiq biznesi i vogël është opinion, fakt është që ka 82 mijë të punësuar më shumë. Njerëz që nuk e di çfarë bënin para se ne të vinim në detyrë. Nëse gjenin punë ishin hije dhe skllevër, pa sigurime. Sot janë të siguruar. Janë rritur 3 herë më shumë pagat. Jnë plot 3 herë më shumë para që i ka marrë shteti. 400 mln dollarë më shumë që të mëdhënjtë i kanë derdhur në arkën e shtetit. Thonë që këto shifra vijnë si rezultat i faktit që kanë marrë më shumë tendera. E pavërtetë. Do ta nxjerrim, por janë shumë më tepër ata që kanë marrë tendera se në kohën e tyre. E kemi rritur taksën e tyre dhe kanë 132 mijë më shumë të punësuar. Le t’i marrin edhe këta dembelët e lloqeve në klubet e natës që bëjnë propogandën sipas mendjes së tyre. Le t’i marrin dhe të thonë nëse janë të përputhura emër për emër me njerëz. Apo nëse janë piktura. Ja fondi i rritjes së pagave. Shikoni sa paguan sot shteti për pagat. Është shumë e thjeshtë nuk ka nevojë për të bërë shkencë. 56.2% më shumë dalin për të paguar paga. Janë të vërteta të thjeshta që kanë në themel sensin e drejtësisë. Luli thotë që taksën do ta bëjmë 0.5, në fushatë do ta bëjë me minus. Se priret për mirë. Mos paguash për pastrimin, se e pastron Luli me fshesën e Monikës. Mos paguash për ndriçimin, se do na ndriçojë Iliri me Saliun,”-u shpreh Rama.

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama

Sondazh

Poll