Politike

Klevis Balliu s’u zgjodh në listën e Pogradecit, Rama nuk e lë t’i kalojë: Më shkruajtën demokratët tek platforma, do

9 Tetor 2020, 14:32 Nga DOSJA
Klevis Balliu s’u zgjodh në listën e Pogradecit, Rama nuk e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste ka thumbuar ish-deputetinKlevis Balliu, i cili nuk u përzgjodh në listën e Pogradecit. Më tej, Rama u ndal edhe tek deputetët e tij, duke u shprehur se kanë pasur vështirësi që të heqin dorë nga qytetarët, të cilët ndërhynin për të mbaruar “punë”.

“U mërzitët me Ilir Beqjen dhe pastaj Ogertën, e patë që nuk është fuqia e deputetit se sa fut në punë. Apo jo Pjerin? Po mësuesit janë më të mbrojtur në të drejtën e tyre. Janë më njësoj si dje që ishin mish për top? I lëviznin sa andej këndej për interesat e partive. I hidhnin si lecka dhe u zinin vendin ata me teser dhe lekë. Mësuesit trokasin në dyer të ndryshme. Si hynë në Universitet, falë Lindita Nikollës? Hynë dot më se janë djali i Fahriut. Imagjinoni nuk e besova dot por disa demokrat në Pogradec kishin shkruar tek platëforma e qeverisjes dhe kërkonin drejtësi për Balliun. Nuk hynë dot më, e kanë babain me shumë lekë por vjen djali i një çobani që ka më shumë pikë dhe të lë pas me gjithë baba. Partia nuk bën dot punë, e dini vetë. Keni pasur vështirësi për të hequr dorë nga zakoni që deputeti futet mik për të hyrë në universitet,”-tha Rama.

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama klevis balliu asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama klevis balliu

Sondazh

Poll