Politike

9 Tetor 2020, 14:39 Nga DOSJA

TIRANË– Një prej të pranishmëve në Asamblenë e Partisë Socialiste ka kërkuar fjalën në kohën që kryeministri Edi Rama po mbante fjalimin e tij. Rama e kaloi situatën e vështirë me batutë, duke u shprehur se liritë e grave respektohen por jo të ndërpresin fjalën në mes.

“Ka një fakt në themel që në çdo drejtim me PS-në ka më shumë përpjekje të pandalshme dhe të pakthyeshme për t’i vënë gjërat në vend. Me ata të tjerët ka vetëm rrëmujë dhe gjërat që bëhen bëhen mbrapsht. Ka probleme me infermierë që nuk i rrinë në kokë atyre në fshatra dhe shkojnë çdo ditë në punë. Ça do? Të flasësh…? I kemi thënë grave të gjitha të drejtat por jo të na e këpusin fjalën në mes. Nuk krahasohen kushtet në spitale sot me ato dje…,”-tha Rama.

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama

Sondazh

Poll