Politike

Sistemi i drejtësisë, Rama e pranon: Ka ende shumë pisllëqe, por u çmontua anti-shtetit. Me Lulin, Monikën dhe Metën ka v

9 Tetor 2020, 14:16 Nga DOSJA
Sistemi i drejtësisë, Rama e pranon: Ka ende shumë pisllëqe,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama foli për refomën në Drejtësi nga Asambleja e Partisë Socialiste. Ai pranoi se në sistem nga ende “pisllëqe” por shtoi se ka nisur një sfidë që ka si përfundim vetëm integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Nuk jemi më e mira e mundshme dhe kjo është arsyeja se potenciali i kësaj familjeje është për shumë më tepër besnikëri ndaj vlerave dhe atyre që meritojnë më shumë edhe në aspektin e përfaqësimit dhe bindjes për të cilën gjithë shqiptarët në shumicë e votojnë dhe do ta votojnë sërish PS. Në pamje të parë shumëçka mbetet jashtë panoramës së gjykimit. I japim njerëzve mundësi të kuptojnë, dhe çfarë kemi bërë bën dallimin dhe përcakton pse-në e PS si fuqinë e vetme për të vazhduar për të bërë dallimin. Deri kur të bjeri gongu i vrapimit në sprint drejt 25 prillit. Sot drejtësia është një kantier ku punohet dhe ka plot akoma rrëmujë, ku ka plot pisllëk dhe plot ende për të përfunduar por ku për herë të parë qysh nga ndryshimi i sistemit. Themelet për t’i dhënë mundësinë fëmijëve tanë që nesër mos ta pësojnë si ata që lindën në vitin 1990. Dhe sot janë bërë burra e gra dhe nuk e kanë një sistem drejtësisë të drejtë. Për të ngritur një sistem nuk mjafton as vullneti dhe as vizioni që janë ngritur yhy. Ndërkohë që ne falë faktit që jemi sot në një sfidë ku nuk jemi vetëm dhe kemi fuqinë e madhe të BE si destinacion do t’i kapërcejmë etapat për të arritur që brenda një dekade të kemi drejtësinë që të tjerët e kanë ngritur me dekada të tërë. Nuk e kanë pasur por e kanë ndërtuar vetë eksperiencën që e marrim të konsoliduar nga të tjerët. Ama kujt i shkonte mendja dhe kush tjetër mund ta bënte atë që ne e mundësuam. Do vinte dita që korporata më e madhë anti-shtet ajo e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do të çmontohej. Kujt ia priste mendja? Askujt! Kush do drejtësinë nesër, të mbështesi sot PS-në. Mjaft të dëgjojë Ilir Metën, Berishë, Monikën. Dhe Lulin edhe pse ky bën ça i thonë këta të tjerët. Me ta në krye ka vetëm vështirësi dhe kurrë s’ka për të pasur drejtësi,”-tha Rama. 

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama

Sondazh

Poll