Politike

Asambleja/ Rama nuk ndryshon asgjë: Deputetët do vlerësohen në tri cikle, edhe unë! Me LSI-në na ndau reforma në drejtës

9 Tetor 2020, 06:09 Nga DOSJA
Asambleja/ Rama nuk ndryshon asgjë: Deputetët do vlerësohen

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbajtur për më shumë se 2 orë një fjalim para socialistëve në Asamblenë e PS-së. Me batuta dhe me shifrat pas shpinë që ndërroheshin në një ekran të madh LED, Rama ka kërkuar një tjetër mandat qeverisës duke rreshtuar të gjithë objektivat e tij. Fjalën e tij, numri një i socialistëve e ka nisur me punë në dy mandatet e qeverisjes, duke mos harruar që të shtojë edhe vështirësinë që ka pasur nga qeveria Berisha. Edhe pse gjatë mandatit të dytë u shpreh se kishte arritur të rikthente rregullin në financat e vendit, rritjen e pagave të mjekëve dhe arsimtarëve dhe investimeve, sërish kërkoi më shumë kohë për të bërë më shumë. Por Rama nuk kaloi pa pak “autokritikë”.

Ai pranoi se PS nuk është alternativa më e mirë që mund të kenë shqiptarët por tha se nuk kishte të krahasuar me kundërshtarët politikë. Më tej në fjalën e tij, Rama përmendi se nëse i besohet një mandat i tretë do të ndërtojë dy porte të reja në Vlorë dhe Durrës. Saranda dhe po ashtu Vlora do të kenë një aeroport, ndërsa tha me siguri se deri para 25 prillit do të përfundojë puna për atë të Kukësit. Kreu i qeverisë nuk mund të linte pa sulmuar edhe planit e kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha, i cili ka premtuar rikthimin e taksës së sheshtë dhe taksimin 0.5% të xhiros vjetore për biznesin e vogël.

Duke përdorur shifrat, kryesocialisti theksoi faktin që biznesi i madh paguan më shumë taska duke kundërshtuar akuzat e marrin më shumë tendera nga qeveria. Sa i përket ikjes së shqiptarëve, kreu i qeverisë e cilësoi si një trend të një vendi post-komunist, i cili nuk do të ndryshonte edhe për një dekadë. Nuk u lanë pa përmendur edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të cilat Rama tha se “bota” nuk kishte reaguar ashtu siç pretendonin kundërshatrët e tij politikë, duke i bërë të harruara deklaratat e Ambasadës Amerikane, e cila i konsideroi si “ndryshim të rregullave të lojës”.

Më pas gjithë pjesa tjetër e fjalimit iu dedikuar presidentit Ilir Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Fillimisht kryesocialistit shpjegoi arsyet se përse kishte kërkuar koalicion me LSI-në në 2013 dhe shkaqet që çuan në ndarjen e “të majtëve”.  Rama tha se LSI ishte krijuar nga degradimi i PS-së dhe po rritej në kurriz të dy partivë të mëdha. Gjithashtu nuk bëri hapa pas në akuzat ndaj kreut të shtetit Ilir Meta, për të cilin pretendon se ka zhvilluar takime me eksponentë të krimit në vend. Sfidës nga Meta për të publikuar pamje nga takimet e supozuara, Rama iu përgjigj se nuk ishte detyra e tij duke vijuar me batutat për të tjerët. Edhe pse përballë në zgjedhje do të ketë kryedemokratin Lulzim Basha, Rama qëndroi gjatë tek Meta duke ironizuar shpërndarjen e dekoratëve të tij, ndërsa shtoi se i vinte keq për demokratët pasi nëse do të votonin kreun e partisë së tyre, do të merrnin paketë “treshën Meta-Kryemadhi-Berisha”.

Pas fjalës së tij, kamerat u fikën dhe socialistët vijuan me mbledhjen e Asamblesë, ku edhe vendosën se nuk do të ketë ndryshime në kryesi. Burime nga brenda mbledhjes nga Dosja.al bëjnë me dije se ka qënë vetë kryeministri Edi Rama ai që ka kërkuar zgjatjen e afatit për edhe një vit për shkak të situatës së pandemisë dhe zgjedhjet parlamentare, ndërsa sekretariati të ndryshohet në një moment të dytë.  Ndërsa sa i përket procesit të vlerësimit, ashtu siç e tha vetë Rama gjatë fjalës së tij, anëtarësia do vlerësojë kandidatët në tre cikle, përfshirë edhe vetë atë, duke shtuar se të gjithëve do u jepet mundësia që të jenë pjesë e PS-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 axhenda e partise socialiste edi rama ilri meta klevis balliu asambleja e ps 9 tetor 2020 axhenda e partise socialiste edi rama ilri meta klevis balliu

Sondazh

Poll