Politike

Nis Asambleja Kombëtare e Parisë Socialiste/ Edi Rama: Gati për të marrë mandatin tjetër, jemi në kushtet kur e keqja ës

9 Tetor 2020, 14:00 Nga DOSJA
Nis Asambleja Kombëtare e Parisë Socialiste/ Edi Rama: Gati për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste e ka nisur me punën që qeveria e tij ka bërë gjatë dy mandateve të qeverisjes. Në fjalën e tij, Rama tha se i duhet edhe një mandat tjetër që të çojë deri në fund të gjithë projektet e nisura.

“Jemi gati për të marrë mandatin tjetër. Jemi në kushtet kur e keqja më e madhe është harruar. Duhet kujtuar se dita kur e nisëm këtë rrugëtim nuk ka asgjë të ngjashme me ditën që kemi sot. Na është dashur të bëjmë shumë në mandatin e parë, në mandatin e parë na është dashur shumë inereci. Mandatin e dytë pasi rivum rregull në financat e vendit pasi ju dhamë njerëzve të zakonshëm disa instrumenta më shumë në jetën e tyre të përditshmne, edhe pse me problemet e përditshme dhe me problemet e krijuara dhe me problemet që i ranë në kokë Shqipërisë dhe popullit shqiptar jashtë vulllnetit tënjerëzve qoftë tërmeti qoftë virusi ne ja dolëm. E pra ne sot kur jemi në përfundim të këtij mandati të dytë dhe ky ishte mandati  i forcimit, arritëm të rrisim pagat, si asnjëhere më parë, për njerëzit e Shqipërisë që e meritojnë. Ne as nuk i prekëm rrogat dhe pensionet kur morëm detyrën dhe as nuk i bëm bisht sistemit tonë. Ne ulëm taksat për 90% të shqiptarëve dhe as nuk mendojmë që këto mjaftojnë për ta mbyllur punën tonë. Ne na duhet një mandat i tretë në mënyrë që mandatin e tretë Shqipëria të kalojë nga ecja në vrapim. Ne jemi e vetmja e mirë që ka nevojë Shqipëria,”-tha Rama.

Pasditen e sotme Asambleja e Partisë Socialiste u mblodh në Amfiteatrin e Liqenit. Kryeministri Edi Rama nisi fjalën me punët e bëra në dy mandatet e para dhe më pas kërkoi një tjetër për të përfunduar projektet e nisura në vend. Kryesocialisti nuk i kurseu batuata për kundërshtarët e tij politikë, duke u fokusuar më shumë tek presidenti Ilir Meta. Gjatë mbledhjes u vendos që Kryesia të mos ndryshohej edhe për një vit, ndërsa sekretariati në një moment të dytë. Ndërkohë që Kryesia nuk do të ndryshojë edhe për një vit me kërkesë të kryesocalistit.

a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama asambleja e ps 9 tetor 2020 edi rama

Sondazh

Poll