Politike

Spiropali nuk ‘zë mend’! Këmbëngul pas gafës lebetitëse: Dekoratën për Kushin ia dha një të panjohuri te kafja e LS

9 Tetor 2020, 13:03 Nga DOSJA
Spiropali nuk ‘zë mend’! Këmbëngul pas gafës

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali ka këmbëngul sërish në teorinë e saj se dekoratat që shpërndan Presidenti Ilir Meta janë disa verdhushka të qypit që ua jep disa personave që vijën nga kafja e LSI-së.

Përmes një reagimi në faqen e saj në Facebook, Spiropali shkruan se nuk kompleksohet asnjë qyp e asnjë filxhan i LSI sepse ajo dhe Partia Socialiste, luftërat çlirimtare dhe heronjtë e tyre, i kanë në ballë, dhe se sipa saj i nderojnë duke luftuar për Reformën në Drejtësi, Taksimin e Ndershëm, Librat Shkollore Falas, Rimbursimin e Ilaçeve, etj.

Ndër të tjera ministrja shton se edhe dekoratën e Vojo Kuishit, për të cilin vetë Spiropali lëshoi gafën lebetitëse një natë më parë në studion e “Opinion”, ia dha njërit që vinte nga kafja e LSI-së.

Reagimi i plotë

Kush kujton se Ilir Meta i nderon dëshmorët me teneqet që i shpërndan si verdhushkat e qypit të marrëzisë nga foltorja e Presidentit, gabon rëndë! Nuk kanë nevojë heronjtë e popullit për verdhushkat e Baba Xhikes dhe Baba Xhikja është i vetmi president në botë që dekoron njerëz të rënë në luftëra që kanë ndodhur kur ai vetë nuk kishte lindur akoma! Kjo është një farse e turpshme, e neveritshme, qesharake, e cila u bë krejt kuptimplotë kur dekorata për Vojo Kushin nuk iu dha as familjes së heroit po një të panjohuri që kishte ardhur në ceremoni nga kafeneja e LSI-së afër Presidencës! Nëse ka një parti sot që i turpëron heronjtë e luftës është LSI e qypave dhe filxhanëve dhe nëse ka një individ që e turpëron shtetin shqiptar në marrëdhënie me kujtimin e tyre, ky është Baba Xhikja i Presidencës me dekoratat e tij si vula e Xhike Qamilit! Mua nuk më komplekson asnjë qyp e asnjë filxhan i LSI sepse unë dhe Partia Socialiste luftërat çlirimtare dhe heronjtë e tyre, i kemi në ballë, i nderojmë duke luftuar për Reformën në Drejtësi, për Taksimin e Ndershëm, për Librat Shkollore Falas, për Rimbursimin e Ilaçeve për më shumë se gjysëm milionë qytetarë të pasiguruar, për Rilindjen Urbane, për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, për Shqipërinë Evropiane… Po po, Ilir Meta është gjeneral i një ushtrie të vdekur verdhushkash që s’ka asnjë lidhje me heroizmat e me heronjtë e luftërave shqiptare për liri! Kur ai flet per Avni Rustemin, mua më kujtohet blloku i tij i zi. Kur ai flet për Margarita Tutulanin, mua me kujtohen vilat e tualeti për macet e Monës. Kur ai flet për Vojo Kushin, mua me kujtohet Peçua i tij farmaceutik dhe me vjen për të vjellë nga nëpërkëmbja brutale e yjeve të luftës nën shollën e ushtrisë së gjeneral Xhikes! Kështu që le të lehin sa të duan, po të vërtetën time nuk e negocioj me askënd!

Një natë më parë, Spiropali, në studion e “Opinion”, ka lëshuar gafën më të madhe nga të gjitha ato që mund të ketë bërë deri më sot, e që për hir të të bërit politikë, ndoshta janë anashkaluar. Teksa po sulmonte Presidentin Ilir Meta, duke u shprehur se ai po shpërndan dekorata për vota.

Ministrja Spiropali e konsideroi fushatë elektorale faktin që Meta shpërndan dekorata, dhe shtoi se e njëjta gjë është bërë edhe për vlerësimet e ndara për Vojo Kushin e Vasil Laçin, ceremoni që u zhvillua dy ditë më parë. Për Spiropalin, Kushi dhe Laçi, dy të rinjtë, pjesë e njësive guerile në mbarë Shqipëruan që u vranë nga italianët, nuk janë aq të rëndësishëm për t’u dekoruar dhe madje fakti që kanë vdekur para 100 vitesh, ua ul akoma më shumë vlerat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali gafa e spiropalit me kushin dhe lecin ilir meta elisa spiropali gafa e spiropalit me kushin dhe lecin ilir meta

Sondazh

Poll