Politike

“A ke foto të lopës”/ Rama i jep çelësat për shtëpinë e re, batuta me kryefamiljarin që shiti gjënë e gjallë: Do

9 Tetor 2020, 12:41 Nga DOSJA
“A ke foto të lopës”/ Rama i jep çelësat

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në fshatrat e Tiranës për të dorëzuar çelësat e një shtëpie të re, njërës prej familjeve që banesa iu prish nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit. Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama prezantoi dhe mënyrën se si kjo familje u fut në shtëpi.

“Me Lalin dhe ministrin e Rindërtimit në shtëpitë që po hapin dyert për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit, në fshatrat e Bashkisë Tiranë, ku aktualisht po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve, që ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e re, më të bukur, më të madhe, më të fortë se ajo që humbën nga fatkeqësia e rëndë natyrore,”– shkruan Rama krah videos.

I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës dhe ministri për rindërtimin, Rama i dha çelësin e shtëpisë Elsës, të voglës së familjes e cila hapi dhe derën.

Më pas u ulën të gjithë bashkë në oborrin e banesës, aty ky kryeministri Rama shkëmbeu dhe batuta me anëtarët e kësaj familjeje.

Pjesë nga biseda:

Rama: Edhe shtëpia e vjetër këtu ishte e? Copë cope…e

Burri: Edhe ta disht, do të të jap votën

Rama: Lëre mos na ngatërro me votën…leje se ju të djathtët kështu jeni…S’është vota majtas djathtas, vota është ku punon. Majtas djathtas janë për ne. Mos e ngatërro votën sot.

Burri: Je duke e bërë shumë mirë punën. Lopën s’e kam më e kam shit

Rama: Dëgjo këtu ditën e hënë të bëjë lali ç’të bëjë, ditën e hënë të sjell lopën këtu. Ose do gjej atë që ke shitur ose do marrësh tjetër

Burri: (qesh)

Rama: Po ti s’e shite lopën për qejf, e shite se s’kishte ku të rrije, tani do gjejmë lopë tjetër. Ke ndonjë foto të asaj lopës?

Burri: (Qesh sërish)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama erion veliaj rama ne fshatrat e tiranes arben ahmetaj edi rama erion veliaj rama ne fshatrat e tiranes

Sondazh

Poll