Politike

U përjashtua nga lista e Pogradecit, Klevis Balliu mbërrin vetullë-ngrysur tek selia e PD-së, refuzon mediat: Do flas më vo

9 Tetor 2020, 10:49 Nga DOSJA
U përjashtua nga lista e Pogradecit, Klevis Balliu mbërrin

TIRANË– Klevis Balliu ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike paraditen e sotme. Dy ditë pasi u përjashtua nga lista e PD-së së Pogradecit, Balliu ka mbërritur në selinë blu.

Edhe pse është ndaluar nga gazetarët, Balliu nuk ka preferuar të flasë për mediat. Ai ka deklaruar se më vonë, do të japë një deklaratë ku do të sqarohet mbi ndodhitë e fundit.

Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka votuar për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit dhe në degën e Pogradecit, ajo që erdhi papritur ishte eliminimi i Balliut. Mes të eleminuarve ishte edhe ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klevis balliu klevis balliu

Sondazh

Poll