Politike

“150 mln euro subvencione në vit për bujqësinë”/ Basha flet nga Lushnja për planin ekonomik të PD-së: Fermerët shtre

9 Tetor 2020, 10:25 Nga DOSJA
“150 mln euro subvencione në vit për bujqësinë”/

LUSHNJE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi nga Lushnja se kur partia e tij të vijë në pushtet, çdo vit për sektorin e bujqësisë do të akordohen 150 milionë euro.

Më tej kreu i PD-së theksoi brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së tij do t’i jepet fund naftës pa cilësi në tregun shqiptar.

“Cilësia e naftës është më e keqja, sepse e dimë të gjithë, se karburanti përzihet. Brenda 100 ditëve të para do t’i jepet fund naftës pa cilësi në tregun shqiptar. Kjo nuk do të ulë të ardhurat, përkundrëzi. Në vitin e parë do të kemi 50 milionë euro më shumë në buxhet, sepse do t’i japim fund kontrabandës së karburanteve. Kjo nuk është betaja e Lulzim Bashës, por betejë e çdo shqiptari. Jetojmë në një vend të bekuar nga Zoti, por të vjedhur dhe të keqqeverisur. Së bashku t’i japim fund të keqes, te ndalim largimin dhe të nisim ndryshimin, se nga ky ndryshim do të përfitojnë të gjithë.“, u shpreh Basha.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me bizneset në lushnje lulzim basha basha takim me bizneset në lushnje lulzim basha

Sondazh

Poll