Politike

“S’ka më premtime, por program”/ Basha takime me bizneset në Lushnje: Këto janë muajt e fundit të së keqes, Rama nuk

9 Tetor 2020, 10:10 Nga DOSJA
“S’ka më premtime, por program”/ Basha takime me bizneset

LUSHNJE-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme disa takime me bizneset në Lushnje. Gjatë bashkëbisedimit me ta, lideri i opozitës, prezantoi planin e PD për rimëkëmbjen, ndërsa tha se këto janë muajt e fundit të së keqes. Kryedemokrati theksoi se Rama nuk ka ndërmend që të ndihmojë bizneset që janë në krizë.

BASHKËBISEDIMI ME BIZNESET:
Biznesmeni:
Prej 4 vitesh kam hasur vështirësi me këtë biznes. Nga kjo qeveri jam sulmuar. Dikush që është pro pushtetit, më sulmon. Pasi merr 8 mln euro nga AZHBR-ja.

Basha: Këto janë muajt e fundit të së keqes. Ta kuptojnë dhe ata çunat e rinj ty. Do ishin 7-8 ata nëse lekët do të kishin ardhur tek njerëzit. Do të ketë masa, do të ketë mirëqenie për të gjithë. Po të ulim naftën, do të japim mbështetje, dhe me ato para që do të marrësh nga biznesi dhe me mundësitë e tjera që do të japë konsumi do të shtosh staf e do të rrisësh pagat. Subvencione për fermerët, kontrolli i cilësisë së karburantit, dhe kalimi i këtyre parave jo tek një monopolist. Nuk ka më premtime, por program të sigurt nga PD. Plani që i kemi dhënë qeverisë për këto 6 muaj, ata s’kanë ndërmend që ta zbatojnë. Pasi ata s’kanë ndërmend që të ndihmojnë.

Basha gjatë takimeve në Lushnje:

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim me bizneset në lushnje lulzim basha basha takim me bizneset në lushnje lulzim basha

Sondazh

Poll