Zhdukja e tre të rinjve/ Shoqërohet në polici babai i Daniel Pepajt, i riu pas ngjarjes së rëndë shkoi në banesë
8 Tetor 2020, 10:13Nga DOSJA
SHKODËR- Shoqërohet në Polici, Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepaj, i cili dyshohet se ka vrarë dy të rinjtë, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Malësinë e Madhe për shkak të vjedhjes se parcelave të kanabisit.
Bëhet e ditur se Rrok Pepaj ka disa orë që ndodhet në Komisariat, ndërkohë që hetimet e policisë çojnë në pistën se Danjeli është gjallë. Ky shoqërim vjen, pasi dyshohet se pas krimit të rëndë, Danjel Pepaj ka shkuar në banesë, ka ndërruar rrobat dhe më pas është larguar.
Po kështu mësohet se Rrok Pepaj është kërcënuar nga të afërmit të Vilson Çutajt, të cilët i kanë kërkuar trupin e djalit të tyre.
Më 7 tetor Vilson Çutaj u zhduk bashkë me dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Daniel Pepaj. Çutaj mësohet se akuzonte Daniel Pepajn se i kishte vjedhur 50 kg kanabis nga parcelat që kishte mbjellë. Kështu, babai i katër fëmijëve ka kërkuar ndihmën e Klementit, dhe të dy bashkë e kanë rrahur atë. Më pas, Daniel Pepaj mendohet t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrjeje dhe të jetë larguar drejt Malit të Zi.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Malësinë e Madhe ku ende rezultojnë të zhdukur Vilson Çutaj, Klement Pepaj dhe Danjel Pepaj...
MIRDITË– Ditën e sotme policia ka arrestuar dy persona në Mirditë pasi u gjetën 3.1 kilogramë kanabis në shtëpinë e njërit prej tyre. Policia bën të ...
Në një takim të zhvilluar më 5 tetor në Elbasan, kryeprokurori Olsian Çela deklaroi se qyteti po kthehej në një skenë lufte mes bandave të krimit të orga...
TIRANË– Gjykata ka aprovuar ekstradimin e Bujar Sjedinajt drejt Italisë, i cili akuzohet se është përfaqësues i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën...
TIRANË- Gjatë orëve të fundit Shqipëria është goditur nga disa lëkundje sizmike të njëpasnjëshme. Sizmiologu Rexhep Koçi për Ora News deklaroi se qy...
TIRANË- Babai i Verdi Moravës, Dielli i ka dërguar një mesazh drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit. Përmes një SMS-je, Morava kërkon që i b...
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një market në Këln të Gjermanisë. Mediat vendase së fundmi kanë publikuar një video shokuse ku shihet se një person ...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti sot në një takim ministrin e Brendshëm të Suedisë dhe delegacionin që e shoqëront...