Aktualitet

Ardi Veliu takim me ministrin e Brendshëm suedez: OFL të bashkëpunojë me policinë suedeze, të goditen grupet kriminale

8 Tetor 2020, 09:15 Nga DOSJA
Ardi Veliu takim me ministrin e Brendshëm suedez: OFL të

TIRANË-  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti sot në një takim  ministrin e Brendshëm të Suedisë dhe delegacionin që e shoqëronte.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe asaj suedeze. Gjatë takimit, Veliu bëri prezent mënyrën e funksionimit dhe strukturën e Policisë së Shtetit dhe e njohu ministrin e Brendshëm suedez, Mikael Damberg, me disa tregues dhe rezultatet e arritura sidomos dy vitet e fundit, në drejtim të goditjes së krimit të organizuar, goditjes së grupeve kriminale nëpërmjet operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta me partnerët, për uljen e krimeve ndaj personit dhe parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm e ka njohur ministrin Damberg me rezultatet e OFL-së dhe në këtë kuadër ka propozuar që bashkëpunimi me Policinë suedeze të shtrihet edhe në hetime dhe operacione të përbashkëta, si ato që jemi duke i zhvilluar me partnerët e tjerë, pasi Policia e Shtetit tashmë është një organizatë me besueshmëri të plotë te homologët.

Ministri Damberg ka vlerësuar bashkëpunimin dhe ka mirëpritur propozimin eVeliut për ta shtrirë bashkëpunimin në hetime të përbashkëta për indivdë dhe grupe që merrem me krim të organizuar. Ai ka theksuar se pavarësisht se krimi në Suedi është në ulje po shtohen kapacitetet policore për të luftuar grupet kriminale dhe sekuestruar drogën e armët që vijnë nga vendet e tjera.

Ndërkoi Veliu siguroi ministrin suedez dhe përfaqësuesit e ambasadës suedeze në Tiranë se Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar së bashku me partnerët dhe për të mbështetur çdo iniciativë e veprim që i shërben rritjes së efikasitetit të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu mikael damberg olf ardi veliu mikael damberg olf

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2020, 08:12

TIRANË- Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura gjatë 7 muajve të pandemisë. Tashmë të gjithë ata që kanë shkelur masat anti-COVID përgjatë 7 muajve, përf...