Aktualitet

Iu gjetën 3.1 kilogramë kanabis në shtëpi, arrestohet 53-vjeçari në Mirditë së bashku me bashkëpuntorin e tij

8 Tetor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Iu gjetën 3.1 kilogramë kanabis në shtëpi, arrestohet

MIRDITË– Ditën e sotme policia ka arrestuar dy persona në Mirditë pasi u gjetën 3.1 kilogramë kanabis në shtëpinë e njërit prej tyre. Policia bën të ditur se kanë rënë në pranga shtetasi Gj. V. 53vjeç dhe bashkëpunëtori i tij E. Z. 32vjeç, banues në Katundin e Vjetër në Mirditë. Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Mirditë/ Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, e bërë gati për shitje. Vihen në pranga 2 shtetas.  Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas posedonin lëndë narkotike, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit GJ. V., në fshatin Katund i Vjetër, Mirditë. Si rezultat i kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3.1 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e bërë gati për shitje. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Gj. V., 53  vjeç dhe bashkëpunëtorin e tij shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Katund i Vjetër, Mirditë.  Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne mirdite policia e shtetit arrestohen dy persona ne mirdite policia e shtetit

Sondazh

Poll