Aktualitet

Akuzohet se nisi grevën e urisë/ Babai i Moravës mesazh Ismailit: Mos ma çoni djalin në Burrel ,e morët me pantofla! Drejt

8 Tetor 2020, 09:15 Nga DOSJA

TIRANË- Babai i Verdi Moravës, Dielli i ka dërguar një mesazh drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit. Përmes një SMS-je, Morava kërkon që i biri të mos qëndrojë në burgun e Burrelit, pasi atje nuk ka kush t’i dërgojë asnjë veshje apo ushqime. Ai shton se Morava, duhet të qëndrojë në burgun e Peqinit pasi familjarët mund t’i gjenden afër dhe ta takojnë.

Zoti Agim! Nuk po e kuptoj levizjen e juaj qe keni bere duke e transferuar  Verdin nga Peqini ne Burrel. me gjendjen e tij shendetesore, ku ai ka kerkuar te shkoje ne vizite mjekesore ne spital per t’ju nenshtruar analizave mjekesore. Me veprime te tilla mua po me lini te kuptoj se ju keni forcen dhe nuk doni t’ja dini per shendetin dhe jeten e tim biri. Nga takimi qe pata me ju shpresova ne mirekuptimin e juaj per zgjidhjen e kesaj situate. Mos harroni  jam ne moshen 78 vjecare dhe mundesite per ta takuar tim bir jane te pamundura atje ku e keni cuar. Ndaj ju kerkoj ta ktheni serish atje ku ishte dhe mos agrovojme me shume situaten. Ju lutem me vini ne dijeni per gjendjen shendetesore te djalit. Dje kur fola telefon mu ankua se ishte ne gjendje te rende dhe i mungojne mjekimet, kur e kane levizur e kane mare pa veshjet e nevojshme dhe me pantofla. Jam ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj. Me respekt Dielli Morava,”- shkruhet në mesazh.

Ndërkohë në foton e publikuar nga Faxweb, shihet që Ismaili i ka kthyer përgjigje 78-vjeçarit, duke i thënë se lidhur me transferimin e Verdit do të ketë një përgjigje zyrtare nga ana e IEPV-së.

Në një prononcim për mediat, Morava është shprehur se i biri ka pasur ankesa për drejtorin e burgut të Peqinit, i cili tashmë është shkarkuar nga detyra. Ai shton se dyshon se i biri është infektuar me Covid-19 dhe ka kërkuar që të shkojë në spital, por nuk është kontrolluar asnjëherë.

Djali kërkoi të shkojë në spital, ka pasur probleme shëndetësore. Djali im ka pasur ankesa kundrejt drejtorit të burgut të Peqinit. I shkeleshin të drejtat e tij në mënyrë flagrante. Pas dy ditësh në izolim e dërguan në Burrel. Dyshohet se është me Covid-19, asnjëherë nuk është kontrolluar,”– shprehet Morava.

Një ditë më parë u raportua se për të burgosurin Morava është marrë vendimi drastik. Ai është transferuar këtë të mërkurë në burgun e Drenovës në Korçë dhe pritet të futet në Drenovë në një nga qelitë e izolimit për një afat kohor 3 mujor si masë disiplinore. Prej ditësh janë futur në grevë urie qindra të burgosur. Gjithçka nisi nga burgu i Peqinit, që përfundoi me shtrimin në spital të Kelment Balilit dhe Arbion Alikos. Më pas revoltës ju bashkuan të dënuarit në burgun e Reçit, Shënkollit dhe Rrogozhinës.

Përmes një letre, të burgosurit e sigurisë së lartë iu drejtuan ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Presidentit Ilir Meta, dhe kryeministrit Edi Rama teksa shkruanin se nuk pranojnë regjimin 41 bis. Ata kërkuan heqjen e dënimeve të përjetshme dhe përgjysmimin e dënimeve të të tjerëve. Kërkojnë rikthimin e takimit me familjarët dhe përmirësim të kushteve.

Përgjigje në mënyrë institucionale nuk kanë marrë, porn ë një dalje për mediat, Gjonaj u shpreh se nuk pret që të dënuarit të pranojnë kaq lehtë këtë regjim, por që duhet të mësohen. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet diell morava greva e te burgosurve verdi morava diell morava greva e te burgosurve verdi morava

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2020, 08:12

TIRANË- Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura gjatë 7 muajve të pandemisë. Tashmë të gjithë ata që kanë shkelur masat anti-COVID përgjatë 7 muajve, përf...