Aktualitet

Tërmeti i fortë në Durrës/ Flet sizmiologu Koçi: Nuk duhet të frikësohemi, janë pasgoditje që kanë magnitudë të ulë

8 Tetor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Tërmeti i fortë në Durrës/ Flet sizmiologu Koçi: Nuk

TIRANË- Gjatë orëve të fundit Shqipëria është goditur nga disa lëkundje sizmike të njëpasnjëshme. Sizmiologu Rexhep Koçi për Ora News deklaroi se qytetarët nuk duhet të frikësohen për këto lëkundje sizmike, pas janë thjesht paslëkundje.

“Nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi. Si tërmeti i 26 nëntorit është e natyrshme që do të shoqërohen për një periudhë të gjatë me pasgoditje kur herë pas here zona të caktuara janë riaktivizuar, siç është zona e djeshme. Pastaj ka pasur një periudhë që qetësohet, riaktivizohet por gjithmonë magnituda ka qenë 4.2- 4.3. Nuk kanë qenë magnituda që të kalojnë 5 që të ketë impakt në struktura dhe ndjeshmërinë e njerëzve”, u shpreh sizmiologu Koçi për Ora News.

Mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm disa tërmete kanë goditur vendin. Ministria e Mbrojtjes njoftoi  se orën 00:13 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter, në Gjirin e Lalzit. Sipas ministrisë, ky tërmet është pasuar nga nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rexhep koci tërmet në gjirin e lalzit rexhep koci tërmet në gjirin e lalzit

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2020, 08:12

TIRANË- Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura gjatë 7 muajve të pandemisë. Tashmë të gjithë ata që kanë shkelur masat anti-COVID përgjatë 7 muajve, përf...