Aktualitet

Ekstradohet në Itali Bujar Sejdinaj, ‘ambasadori i Ndragheta-s’ në Shqipëri

8 Tetor 2020, 09:55 Nga DOSJA
Ekstradohet në Itali Bujar Sejdinaj, ‘ambasadori i Ndragheta-s’

TIRANË– Gjykata ka aprovuar ekstradimin e Bujar Sjedinajt drejt Italisë, i cili akuzohet se është përfaqësues i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit. Sejdinaj, do të japë llogari në vendin fqinj, pasi akuzohet se bashkë me një person, të identifikuar si Adrian Cekini, kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë, për llogari të një klani mafioz.

61-vjeçari, Bujar Sejdinaj me origjinë nga fshati Ostren i Vogël i Peshkopisë por banues në Tiranë u arrestua më 23 korrik nga policia e Shtetit, si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine. A

i kishte rolin e “ambasadorit” të bandës në zonën e Ballkanit, dhe punonte për llogari të familjes mafioze “Bellocco”, e cila trafikon drogëra të forta nga Shqipëria, Argjentina dhe Costa Rica. Vetë Sejdinaj, i ka mohuar akuzat, ndërsa ka shtuar se ka punuar si marangoz në Laç dhe është invalid.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar sejdinaj ekstradohet bujar sejdinaj bujar sejdinaj ekstradohet bujar sejdinaj

Sondazh

Poll