Aktualitet

“Njërin e kam qëlluar në ballë direkt”/ Zbardhet telefonata që Danjel Pepaj i bëri të vëllait pas krimit të dyfisht

8 Tetor 2020, 10:07 Nga DOSJA
“Njërin e kam qëlluar në ballë direkt”/ Zbardhet

SHKODËR– Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Malësinë e Madhe ku ende rezultojnë të zhdukur Vilson Çutaj, Klement Pepaj dhe Danjel Pepaj. Dosja.al mëson se dyshohet se Danjel Pepaj, para se të vriste dy të rinjtë me armë, ka telefonuar një bashkëfshatar të zonës duke e pyetur nëse kishte armë sepse i duhej, por nga ky i fundit ka marrë përgjigje negative.

Kjo telefonatë erdhi pasi Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj kishin rrahuar të riun në fshatin Bajzë, për vjedhjen disa parcelave me kanabis.

Pas rrahjes brutale, Danjel Pepaj (i armatosur) bashkë me dy të rinjtë tjerë janë nisur drejt Vrithit. Në momentet që kanë qenë duke ngjitur një mal , dyshohet se Danjeli i ka qëlluar të dy personat.

Më pas, ai telefonuar vëllain e tij që ndodhet në Itali,  të cilit i ka thënë: “Njërin e kam qëlluar në ballë direkt ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdekur apo jo”. Ndërsa ky i fundit i është përgjigjur: “Spostohu 30 metër dhe qëllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më”. Por i riu, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se ndodhet në Mal të Zi.

Më 7 tetor Vilson Çutaj u zhduk bashkë me dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Daniel Pepaj. Çutaj mësohet se akuzonte Daniel Pepajn se i kishte vjedhur 50 kg kanabis nga parcelat që kishte mbjellë. Kështu, babai i katër fëmijëve ka kërkuar ndihmën e Klementit, dhe të dy bashkë e kanë rrahur atë. Më pas, Daniel Pepaj mendohet t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrjeje dhe të jetë larguar drejt Malit të Zi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet danjel pepaj tre te vdekurit ne shkoder danjel pepaj tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll