Aktualitet

Nuk i bindet urdhrit për të ndaluar dhe godet policin/ Arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër, i riu ishte i dënuar edhe më

8 Tetor 2020, 09:55 Nga DOSJA
Nuk i bindet urdhrit për të ndaluar dhe godet policin/ Arrestohet

GJIROKASTËR– Ditën e sotme një policia ka arrestuar një 34-vjeçar në Elbasan pasi ky i fundit pasi nuk i është bindur  urdhrit të autoriteteve për të ndaluar mjetin që po drejtonte. Sipas policisë shtetasi Dh. D. po ashtu ka goditur me grusht një punonjës të qarkullimit rrugor.

Blutë bëjnë me dije se i arrestuari ishte dënuar më parë i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i Policisë

“Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe goditi punonjësin e Policisë. Bëhet fjalë për shtetasin Dh. D., 34 vjeç, lindur në Poliçan, Gjirokastër dhe rezident në Greqi, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e datës 07.10.2020 është konstatuar duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të Kakavijës. Në afërsi të fshatit Dervician i është bërë shenjë për të ndaluar nga punonjësit e Policisë rrugore, por ai nuk është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi. Pasi ka ndaluar në afërsi të një karburanti ka goditur me grusht një punonjës të qarkullimit rrugor. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet në ngarkim të shtetasit Dh. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34 vjecari ne gjirokaster arrestohet 34 vjecari ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2020, 08:12

TIRANË- Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura gjatë 7 muajve të pandemisë. Tashmë të gjithë ata që kanë shkelur masat anti-COVID përgjatë 7 muajve, përf...