Aktualitet

VIDEO/ Shqiptari masakron me thikë pronarin e marketit, dyshonte se ishte në lidhje me punonjësen që dashuronte vetë, pamje

8 Tetor 2020, 09:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Shqiptari masakron me thikë pronarin e marketit, dyshonte se ishte

GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një market në Këln të Gjermanisë. Mediat vendase së fundmi kanë publikuar një video shokuse ku shihet se një person futet në market dhe shkon drejt pronarit me thikë në dorë.

Siç shihet në video i riu shkon i drejtohet disa herë me thikë pronarit të marketit, ndërsa ky i fundit përpiqet ta shmang por megjithatë nuk ka shpëtuar pa u plagosur.

 

Gazeta gjermane “Express” shkruan se agresori është një shqiptar rreth të 30-ave, që vepron në mjedisin e drogës ndërkohë i plagosuri është 53-vjeçari Ihsan Ergin.

Pas ngjarjes ky i fundit ka thënë se për pak humbi jetën për arsye të kota, ndërkohë që ka akuzar policinë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të kapur autorin.

Por përse mund të ketë ndodhur krimi?

Sipas mediave, Ergin ka dyshime se ka ardhur për xhelozi. Shqiptari dukej se pëlqente një punonjëse të supermarketit. Por ai kishte dyshime se pronari i supermarketit kishte lidhje me të. Ergin i mohon këto dhe thotë se pasi u plagos, ai e ka pushuar punonjësen. Mësohet se autori, që mendohet se është emigrant i paligjshëm në Gjermani, vazhdon të jetë në arrati.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani ihsan ergin sulmi i shqiptarit ne gjermani gjermani ihsan ergin sulmi i shqiptarit ne gjermani

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2020, 08:12

TIRANË- Qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura gjatë 7 muajve të pandemisë. Tashmë të gjithë ata që kanë shkelur masat anti-COVID përgjatë 7 muajve, përf...