Politike

GAFA/ Nuk ka kohë që ta marrë Rama vendimin! Sandër Lleshaj “shkarkohet” si ministër nga administrata e Kuvendit të Sh

7 Tetor 2020, 17:54 Nga DOSJA
GAFA/ Nuk ka kohë që ta marrë Rama vendimin! Sandër Lleshaj

TIRANE- Në tabelën shoqëruese që vendoset përballë tavolinës së ministrave në Kuvendin e Shqipërisë , Sandër Lleshaj u cilësua ditën e sotme si Deputet.

Kjo gafë e administratës së Kuvendit nuk kaloi pa vëmendjen e deputetit Murrizi i cili gjatë fjalës së tij tha me ironi se uron Lleshajn për detyrën e re.

“Së pari, zoti Balla do të uroja për zgjedhjen para zgjedhjeve të deputetit të ri zotit Sandër Lleshaj, sikur duket e keni planifikuar ta shkarkoni si ministër të premten, pasi ia paskeni ngrehur tabelën që sot, Sandër Lleshaj deputet. O i thoni këtyre të administratës ta dinë se çfarë punon Sandri, ose i thoni Sandrit që e keni shkarkuar si ministër dhe ia keni caktuar vendin deputet, por se ku, sipas katit nuk më duket në terezi gjëkund”, tha deputeti Murrizi.

Në foto shihet qartë se Lleshajt, i cili aktualisht mban postin e Ministrit të Brendshëm, është cilësuar si deputet.

Gabimi është bërë sot gjatë seancës plenare, ku ka marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ka sjellë në Shqipëri progres raportin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalimin e tij, Komisioneri vlerësoi përpjekjet për çeljen e negociatave me BE dhe kërkoi implementimin e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë nuk munguan debatet dhe përplasjet mes deputetëve. Deputeti Myslim Murrizi paralajmëroi shkarkimin e ministrit Lleshaj, ndërsa Spiropali akuzoi kundërshtarat politikë se po bashkëpunojnë me krimin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj seanca plenare 7 tetor 2020 sander lleshaj seanca plenare 7 tetor 2020

Sondazh

Poll