Politike

“Ja mbërritëm ditës!”/ Sherri mes emigrantëve, Artan Hoxha se kursen ironinë, MESAZHI I KODUAR: Po shqiptarët

7 Tetor 2020, 17:51 Nga DOSJA
“Ja mbërritëm ditës!”/ Sherri mes emigrantëve,

TIRANË– Shqipëria është kthyer në një vend transit për të gjithë emigrantët e vendeve të treta, të cilët kërkojnë një të ardhme më të mirë në vendet e Bashkimit Europian. Teksa ikin nga lufta, disa prej tyre zgjedhin (ose rrethanat i detyrojnë që të zgjedhin) që të qëndrojnë në vendin tonë. Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar sot lajmin që një emigrant nga Maroku dhe një nga Palestina janë përplasur me mjete të forta. Ai shkruan se me ironi se më në fund nuk po bëhen lajm vetëm përplasjet mes shqiptarëve por mes të huajve.

“Palestinezi plagos marokenin në mes të Tiranës! “Sukses i madh”.. Ja mbërritëm ditës! Para ca vitesh, kishim lajme të tipit, emigranti laçian plagosi me thikë emigrantin nga Vlora. Ndërsa sot, lajm ishte, emigranti palestinez plagos emigrantin maroken, në mes të Tiranës… Po emigrantët shqiptarë ku ndodhen për momentin???!!!!,”-shkruan Artan Hoxha.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll