Politike

9 miliardë euro në “duart” e Ballkanit, Komisioneri shpjegon si do implementohen: Puna të fillojë që nesër

7 Tetor 2020, 16:53 Nga DOSJA
9 miliardë euro në “duart” e Ballkanit, Komisioneri

TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në një konferencë me kryeministrin Edi Rama ka shpjeguar sesi do të implementohen fondet e Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai u shpreh se grantet do të dorëzohen tek qeveritë dhe se puna duhet të nisë sa më parë. 

PYETJE: Si do implementohen financimet?

Komisioneri: Panorama mund të ndryshojë. Solla planin dhe jam përpjekur që ta shpjegojë sa më mirë por tani është në dorën e autoriteteve shqiptare që ta vënë në funksion. Por është e arritshme. Të gjithë duhet të punojnë fort dhe do të ketë ndikim rajonal. Mendoj të gjithë duhet të bashkëpunojnë. Kemi parë edhe mini Shengenin dhe krizën e COVID bashkëpunim si kurrë më parë. Duam që të vazhdojë. Puna duhet të fillojë që nesër.

Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi sjell progres raportin në Tiranë. Fjalim në Kuvend, takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha. I qartë se kusht për çeljen e negociatave është implementimi i Reformës Zgjedhore. Sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor, ai u shpreh se ende nuk e kishte krijuar një opinion përfundimtar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane plani ekonomik i be edi rama olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane plani ekonomik i be

Sondazh

Poll