Politike

Janë të pafytyrë! Elisa Spiropali sulmon opozitën: Bëjnë marrëveshje me kriminelët, me viktimat e ligjit të OFL-së

7 Tetor 2020, 16:44 Nga DOSJA
Janë të pafytyrë! Elisa Spiropali sulmon opozitën:

TIRANE– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj opozitës jashtë-parlamentare dhe presidentit Ilir Meta.

Spiropali tha se përfaqësuesit e opozitës takohen skutave me trafikantët që janë subjekte të OFL-së për të siguruar vota për 25 prillin. Ajo u bëri thirrje të qendrojnë larg krimit duke u shprehur e sigurtë që pas 25 prillit do të marrin atë që meritojnë.

“Eksponentë nga më të lartët në strukturat e opozitës jashtë parlamentare, që na akuzojnë ne pa të drejtë nga mëngjesi në darkë, janë ata që bëjnë marrëveshje me krimin e organizuar dhe kriminelët, me viktimat e ligjit të OFL-së. Duke iu thënë bëhuni me ne se do jemi ministra të Brendshëm, bëhuni me ne se do i kthejmë ligjet që janë bërë, bëhuni me ne se do ua lëmë rrugën të lirë dhe fushën e veprimit të lirë. S’janë me dy fytyra, por janë të pafytyrë. Natën bashkëpunojmë me krimin nëpër skuta. Nga i pari ai Kreu i Shtetit. Ta harrojnë! Ne jemi të vendosur që pas 25 prillit jo vetëm të luftojmë krimin, por të nxjerrim dhe këta jashtë loje. Këta e përdorin krimin në favor të tyre. Në luftën kundër korrupsionit dhe krimit jemi krenar pasi kemi kaluar ligjet në Kuvend. 120 mln euro të sekuestruara nga OFL. Më shumjë se 8 vite qeverisje bashkë të atyre që… Të rrinë larg skutave me krimin, se që ta dinë, prapë në kutitë e votimit pleshta do marrin“, tha Spiropali nga foltorja e Kuvendit.

Deklarata është bërë sot gjatë seancës plenare, ku ka marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ka sjellë në Shqipëri progres raportin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalimin e tij, Komisioneri vlerësoi përpjekjet për çeljen e negociatave me BE dhe kërkoi implementimin e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë nuk munguan debatet dhe përplasjet mes deputetëve. Deputeti Myslim Murrizi paralajmëroi shkarkimin e ministrit Lleshaj, ndërsa Spiropali akuzoi kundërshtarat politikë se po bashkëpunojnë me krimin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali seanca plenare 7 tetor 2020 elisa spiropali seanca plenare 7 tetor 2020

Sondazh

Poll