Politike

Vendi pa Gjykatë Kushtetuese, Rama drejton gishtin nga Vettingu: Kemi bërë spastrim, nuk besoj që do kapen aty

7 Tetor 2020, 16:50 Nga DOSJA
Vendi pa Gjykatë Kushtetuese, Rama drejton gishtin nga Vettingu: Kemi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka folur lidhur me mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe impaktit që mund të ketë në një “jo” të mundshme për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Në fjalën e tij, Rama ia “hodhi fajin” procesit të Vettingut, i cili sipas tij bëri një spastrim masiv në radhët e gjytarëve dhe prokurorëve të korruptuar. 

“Shqipëria nuk mund të penalizohet sepse ka bërë spastrim të madh. Nuk kemi ende një Gjykatë funksionale sepse kemi bërë spastrim që nuk e ka parë asnjë shumicë paraardhëse por asnjë vend i rajonit. Plotësimi kërkon kohën e vetë. Nuk besoj që do të mund të kapen, nëse kapen ne do të vazhdojmë para me punën tonë,”- tha Rama.

Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi sjell progres raportin në Tiranë. Fjalim në Kuvend, takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Meta dhe kryedemokratin Basha. I qartë se kusht për çeljen e negociatave është implementimi i Reformës Zgjedhore. Sa i përket ndryshimit të Kodit Zgjedhor, ai u shpreh se ende nuk e kishte krijuar një opinion përfundimtar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane procesi i vettingut vakancat në gjykatën kushtetuese edi rama olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane procesi i vettingut vakancat në gjykatën kushtetuese

Sondazh

Poll