Politike

FLAKË PËR FLAKË! Serbia “ndëshkoi” ambasadorin shqiptar me notë proteste, MEPJ i kthen “nderin”, deklaratat e minis

7 Tetor 2020, 17:22 Nga DOSJA
FLAKË PËR FLAKË! Serbia “ndëshkoi” ambasadorin

TIRANËMinistria e Punëve të Jashtme ka dhënë një notë verbale pas deklaratës së ministrit të mbrojtjes Aleksandër Vulin.

Në dokument shprehet indinjata e thellë ndaj gjuhës fyese dhe atyre që përshkruhen si akuzave të pabaza drejtuar Republikës së Shqipërisë nga ana e Vulin, ndërsa kërkohet një reagim i autoriteteve shtetërore të Serbisë.

“Gjuha ofenduese dhe komunikimi i të pavërtetave në adresë të Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, nuk është mënyra e duhur për zgjidhur mospajtimet politike. Për më shumë, publikimi i deklaratave të kësaj natyre në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë i jep një karakter institucional qëndrimeve të Ministrit. Me anë të kësaj Note Verbale, dënojmë gjuhën e përdorur dhe kërkojmë distancim të qartë dhe të hapur të autoriteteve shtetërore të Serbisë nga gjuha e Ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.”

Disa ditë më parë, në kryeqytetin e Shqipërisë u mblodhën dy kabintetet qeverisëse dhe deklaratat e lëshuara nga kryeministri Edi Rama “ngacmuan dellin” e ministrit të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin. “Asnjë nuk guxon të çohet në Beograd dhe të thotë çfarë bëjnë këta?,”-tha Rama duke nënkuptuar se diçka e ngjashme do të ndodhte me mini-Shengenit, por Vulin nuk e ka pritur mirë. Menjëherë ai u alarmua pas deklaratës së Ramës për ‘Shqipërinë e madhe’ duke u shprehur se plani ishte katastrofik dhe vetëm serbët mund ta ndalin. Kjo solli reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi Vuçiç ta dënonte deklaratën, duke e cilësuar si një shfaqje të metë. Por sërish, Vulin s’i ka ndalur replikat.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati rama-vulin edi rama debati rama-vulin edi rama

Sondazh

Poll