Politike

Kujtim Gjuzi- Ramës: Aq sa shkoi Gruevski, aq do shkosh dhe ti, çfarë do bësh edhe 24 vjet? Të del pensioni

7 Tetor 2020, 17:07 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi- Ramës: Aq sa shkoi Gruevski, aq do shkosh dhe ti,

TIRANE– Gjatë seancës së sotme plenare mbajti fjalën e tij dhe deputeti Kujtim Gjuzi i cili akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka mbajtur premtimet e thëna më parë.

Gjuzi i ka bërë thirrje Ramës që të largohet nga posti i kryeministrit për t’ja lënë atë akademikëve të rinj. Ftesa tjetër ishte drejtuar opozitës të cilës i drejtohej duke i thënë që të bashkohen bashkë që të rrëzojnë bandën e krimit.

“Zonja Luljeta Përbasha, këngëtare ish-drejtore e Qendrës së Kulturë në Mirditë sot është në gjendje të mirë. Këtë ka bërë qeveria. Doli Rama dhe tha do i rris pagat mjekëve. Nuk i ka rritur në 7 vite po i rrit tani se po vijnë zgjedhjet por do marrë aq sa mori Gruevski. Ju e dini zoti kryeministër. I thoni se do i jepni 17 mln euro pallat buzë detit. Rruga Durrës-Shijak dhe rruga në dalje të autostradës deri në Fushë-Krujë sjell viktima. Ju nuk keni bërë asgjë, vetëm se keni vjedhur me PPP. Mesatarja e jetëgjatësisë së meshkujve është 79 vjeç. Çfarë do bësh edhe 24 vjet. Të del pensioni. Zoti kryeministër të bëj ftesë të lësh vendin dhe t’ia japësh akademikëve për të bërë zgjedhjet. Jepja lejet e drejtimit drejtueseve të mjeteve që u ndëshkuan gjatë pandemisë. I bëj thirrje opozitës të bëhemi bashkë dhe ta largojmë këtë bandë hajdutësh”– u shpreh Gjuzi.

Deklarata është bërë sot gjatë seancës plenare, ku ka marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili ka sjellë në Shqipëri progres raportin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalimin e tij, Komisioneri vlerësoi përpjekjet për çeljen e negociatave me BE dhe kërkoi implementimin e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë nuk munguan debatet dhe përplasjet mes deputetëve. Deputeti Myslim Murrizi paralajmëroi shkarkimin e ministrit Lleshaj, ndërsa Spiropali akuzoi kundërshtarat politikë se po bashkëpunojnë me krimin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim gjuzi seanca plenare 7 tetor 2020 kujtim gjuzi seanca plenare 7 tetor 2020

Sondazh

Poll